LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo të ngriheni

Pse nuk duhet ta rregulloni shtratin sapo të ngriheni
(Foto: Pexels)

Rregullimi i shtratit çdo mëngjes, shpesh lidhet me organizimin e jetës tuaj. Mund të na bëjë të ndihemi të organizuar, të disiplinuar dhe të rregullt.

Por, tërheqja e mbulesave, hedhja e një batanije të bukur dhe lëmimi i jastëkëve, mund ta dëmtojë shëndetin tuaj.


Tani, kjo mund të tingëllojë kundërintuitive, por disa studime kanë sugjeruar se rregullimi i shtratit sapo të zgjoheni, mund t’i vërë disa njerëz në rrezik të një gjendjeje serioze.

Këshillohet të lini një limon të prerë pranë shtratit gjatë natës
Lexo po ashtu Këshillohet të lini një limon të prerë pranë shtratit gjatë natës

Sipas hulumtimeve amerikane, shtretërit e rregulluar mund të jenë një terren për rritje të merimangave të pluhurit, të cilat mund të shkaktojnë reaksione të astmës dhe alergjive.

Kjo është për shkak se gjallesat e vogla bezdisëse priren të lulëzojnë në klimat e ngrohta dhe të lagështa – ashtu si shtrati juaj pasi zgjoheni.

Është e rëndësishme ta mbani shtratin tuaj të ajrosur. Për të shmangur një infektim, ekspertët sugjerojnë të mos e rregullojnë shtratin e tyre brenda 30 minutave të para pas zgjimit.

Efektet negative të mosndërrimit të rregullt të mbulesave dhe çarçafëve të shtratit
Lexo po ashtu Efektet negative të mosndërrimit të rregullt të mbulesave dhe çarçafëve të shtratit

Të lejosh që shtrati të mbetet i parregulluar për një kohë, i ofron ekspozim ndaj dritës natyrale të diellit. Rrezet natyrore të diellit mund të luajnë një rol në parandalimin e akumulimit të merimangave të pluhurit dhe kanë veti dezinfektuese, të cilat mund t’i vrasin disa baktere dhe insekte duke reduktuar më tej rreziqet e mundshme shëndetësore.

Në rast se jeni alergjikë në merimangat e pluhurit mund të vëreni simptoma të tilla, si rrjedhje hundësh, teshtitje, kollitje, fishkëllimë gjatë frymëmarrjes dhe frymëzënie. Nëse keni astmë dhe jeni alergjik ndaj merimangave të pluhurit, ato mund të shkaktojnë një sulm astmatik.

Mënyra e vetme për të konfirmuar nëse keni alergji është t’i kërkoni mjekut tuaj të përgjithshëm t’ju referojë për testet e alergjisë. /Telegrafi/