Besimet shkojnë larg në të kaluarën
Të gjithë e dimë besimin se tërfili me katër fletë sjell fat.
Kur njerëzit e gjejnë atë, zakonisht e mbajnë dhe e lidhin besimin me faktin se katër gjethet do t’ju sjellin sukses, dashuri, shëndet dhe fat, transmeton Telegrafi.
Por a e dimë historinë e këtij simboli që sjell fat?
Një legjendë thotë se historia vjen nga vetë Eva. Ndërsa Adami dhe Eva po largoheshin nga Kopshti i Edenit, Eva (para se të dëbohej për shkak të mëkatit të mollës së famshme), dyshohet se zgjodhi një tërfil me katër gjethe si një kujtim të parajsës dhe kjo lidhje fetare ka bërë që qysh atëherë të konsiderohet se sjell fat të mirë.
Keltët besonin se tërfili me katër fletë kishte një fuqi magjike mbrojtjeje, aftësinë për të shmangur të keqen dhe fatkeqësinë. Besohej gjithashtu se mbajtja e një tërfili i mundësonte mbajtësit të shihte zanat.
Edhe pse tërfili me katër gjethe konsiderohet të jetë jashtëzakonisht i rrallë, thuhet se shkon një në 10,000. Një studim i kryer nga studiues zviceranë analizoi 5.7 milionë tërfili dhe zbuloi se probabiliteti për të gjetur një tërfil me katër fletë është një në 5076!
Një studim gjenetik në Universitetin e Gjeorgjisë arriti në përfundimin se më shumë se tre gjethe në një tërfil janë rezultat i një mutacioni gjenetik në gjenomin e një specie të zakonshme tërfili, shkruan Reader Digest.
U zbulua gjithashtu se probabiliteti për të gjetur një tërfil me pesë gjethe ishte një në 24,390 tërfili me tre gjethe.
Jetëgjatësia e tërfilit varion nga dy vjet, në një vit. Tipike e tërfilit është gjethja trefletëshe, e cila çel lule të vogël të kuqe, lejla, të bardhë ose të verdhë, duke bërë që kjo bimë të dallojë nga lloje të tjera të përngjashme.
E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur, ose iu vendoset të vegjëlve në kokën e djepit.
Nëse ju shfaqet në ëndrra, simbolika e tij ka të bëjë me rritjen e të ardhurave dhe fitimeve, përmirësim të shëndetit dhe arritje në karrierë.
Kjo lidhet kryesisht për shkak të ngjyrës së saj, pasi jeshilja në ëndrra lidhet edhe me mirëqenien. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre