LAJMI I FUNDIT:

Pse Kroacia ëndërron të fitojnë Ligën e Kombeve – shuma që do të fitonin nga UEFA do të ishte e jashtëzakonshme

Pse Kroacia ëndërron të fitojnë Ligën e Kombeve – shuma që do të fitonin nga UEFA do të ishte e jashtëzakonshme

Me fitoren e Kroacisë ndaj Danimarkës, kroatët janë në pozitën e parë në grup që duan ta mbajnë për të luajtur në finalet e Ligës së Kombeve.

Vetëm duke u paraqitur në grupin elitar A të Ligës së Kombeve, Kroacia fitoi pak më pak se 2.5 milionë euro.


Skuadra që fiton Ligën e Kombeve do të arkëtojë 14 milionë euro nga UEFA, që sigurisht është një shumë e madhe duke e ditur se Federata Kroate e Futbollit ka grumbulluar afër 29 milionë euro për paraqitjen në Kupën e Botës në Rusi.

Krahas çmimit që UEFA i garanton fituesit të Ligës së Kombeve, kjo garë ka edhe një motiv të veçantë sportiv pasi në rast se nuk kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian nëpërmjet kualifikimeve, do të kishin një tjetër rast përmes play-offit.

Edhe nëse nuk e fitojnë Ligën e Kombeve, mediumi kroat Index.hr shkruan, se kroatët mund të sigurojë një vend në play-off për Euro 2024.

Domethënë, nëse Ligën Kombëtare e fiton një kombëtare që ka shkuar në Kampionatin Evropian përmes kualifikueseve, atëherë vendin e saj në play-off, nëse nuk e kanë bërë këtë përmes kualifikueseve, e zë ekipi i radhës më i mirë. Kroacia aktualisht është në pozitën e dytë, menjëherë pas Holandës.

https://www.youtube.com/watch?v=UR9Gjh79myY&ab_channel=LeeFootball

Para përfundimit të fazës së grupeve, Kroacia është e para në grupin e saj me një pikë më shumë se Danimarka dhe i duhet një fitore ndaj Austrisë për të siguruar një vend në Final Four.

Në ndeshjen e dytë të grupit përballen Franca dhe Danimarka, ndaj një fitore e mundshme e francezëve në këtë ndeshje do t’u siguronte kroatëve vendin e parë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori