LAJMI I FUNDIT:

Pse kanë humbur disa nga mbulimet më ikonike të lajmeve të 11 shtatorit?

Pse kanë humbur disa nga mbulimet më ikonike të lajmeve të 11 shtatorit?

Gazetaria shpesh konsiderohet si drafti i parë i historisë, por çfarë ndodh kur ai draft shkruhet në një program softuerësh që vjetrohet?

Mbështetja e Adobe për Flash – programi për hapjen e multimedialeve – vitin e kaluar nënkuptoi se disa nga lajmet e sulmeve të 11 shtatorit dhe ngjarje të tjera të mëdha nga ditët e para të gazetarisë në internet nuk janë më të arritshme.


Për shembull, The Washington Post dhe ABC News të dy kanë humbur raportimet e tyre të 11 shtatorit, të cilat i kishin në Arkivin e Internetit. Mbulimi online i CNN-it i 11 Shtatorit gjithashtu është ndikuar nga fundi i Flash.

Kjo do të thotë ajo që dikur ishte një shpjegues ndërveprues i mënyrës sesi aeroplanët goditën Qendrën Botërore të Tregtisë ose një histori e pasur vizualisht se ku disa të mbijetuar të sulmeve tani janë, në rastin më të mirë, një imazh i palëvizshëm, ose në rastin më të keq, një kuti gri informon lexuesit se “Adobe Flash player nuk mbështetet më”.

Adobe Flash luajti një rol kritik në zhvillimin e internetit duke qenë mjeti i parë që e bëri të lehtë krijimin dhe shikimin e animacioneve, lojërave dhe videove në internet në pothuajse çdo shfletues dhe pajisje.
Softueri gjithashtu ndihmoi gazetarinë të evoluojë përtej gazetave të shtypura, TV dhe radio, duke krijuar një epokë të mbulimit të lajmeve dixhitale që përdorte harta ndërvepruese, vizualizime të të dhënave dhe mënyra të tjera të reja për paraqitjen e informacionit para audiencës.

Në vitin 2017, Adobe njoftoi se do të tërhiqte prizën e Flashit në fund të vitit 2020. Disa sisteme operative dhe shfletues filluan të ndërpresin Flashin herët, dhe dita zyrtare e “përfundimit të jetës” së softuerit erdhi më 31 dhjetor të vitit 2020, kur përfundoi Adobe mbështetje për Flashin dhe inkurajoi përdoruesit ta çinstalojnë atë sepse nuk do të marrë më përditësime sigurie. /Telegrafi/