LAJMI I FUNDIT:

Pse ju duhet një konsulent gjatë aplikimit për studime jashtë vendit?

Pse ju duhet një konsulent gjatë aplikimit për studime jashtë vendit?

Të rinjtë kosovarë kanë kërkesë të shtuar për studime jashtë vendit, aplikimet nëpër universitete botërore janë të komplikuara dhe kërkojnë bagazh të pasur me informacion dhe është shumë e rëndësishme që ata të kërkojnë asistencë nga ekpertë! Gjatë aplikimit, ekzistojnë shumë hapa të cilët duhet të përfundohen me sukses pasiqë gabimi më i vogël mund të kushtoj me gjithë procesin e aplikimit!

WiseWord Kosova, agjension i specializuar mbi studime jashtë vendit, vlerëson se disa nga arsyet kryesore pse duhet të angazhoni një konsulent profesional janë:

  • Profilizimi juaj i suksesshëm për të gjetur llojin e programit të studimeve.

  • Asistimi gjatë gjetjes së universitetit të përshtatshëm për drejtimin tuaj të zgjedhur të studimeve.

  • Asistimi gjatë gjetjes së universitetit të përshtatshëm për gjendjen tuaj financiare ose me kosto zero.

  • Këshillëdhënje mbi ndjekjen e kurseve standarde të nevojshme për studime jashtë vendit.

  • Asistimi për aplikim në të gjitha llojet e bursave.

  • Siguri maksimale përgjatë aplikimit.

  • Përcjellja e afateve të aplikimit nga konsulenti.

  • Asistim në procesin e aplikimit për vizë.

  • Asistim në hulumtimin e akomodimit të përshtatshëm.

  • Këshilldhënje dhe përkujdesje që nga momenti i aplikimit deri në momentin e diplomimit të studentit.

Sigurisht, këto janë vetëm disa nga dhjetra arsyet pse një konsulent është i rëndësishëm për të ju asistuar gjatë aplikimit për studime jashtë vendit.

Pika fokale nga e gjithë procedura ndaj të cilës kërkohet kujdes i veçantë është përcjellja e afatit të aplikimit! Jeta dinamike që zhvillojnë të rinjtë kosovar dhe rëndësia që i kushtojnë aktiviteteve shkollore në veçanti, është e mundur të shkaktoj lëshim në përcjelljen e afateve të aplikimit. Për këtë arsye, mbledhja e të gjitha dokumenteve relevante dhe zhvillimi i aktivitetit procedural në kohë, duhet t’i besohet një konsulenti profesional!

Aspekti tjetër i rëndësishëm është edhe hulumtimi për bursat të cilat mund t’i përfitoj studenti para fillimit dhe gjatë studimeve. Konsulenti tashmë është i njoftuar me të gjitha llojet e bursave nga të cilat mund të përfitohet. Ai do të ju asistoj në aplikim për të gjitha llojet e bursave për të cilat ju mund të kualifikoheni duke e lehtësuar kështu volumin e shpenzimeve të studimeve, në rastin kur ato nuk ipen falas.

Konsulenti do të ju ndihmoj që duke ia besuar punën një profesionisti me përvojë gjatë gjithë procedurës të jeni më të qetë dhe më pak të stresuar, në mënyrë që pas aplikimit të prisni oferta sa më të mira nga universitetet në të cilat është bërë me sukses aplikimi.

Artikull i sponzorizuar