LAJMI I FUNDIT:

Pse Irani “po i frynë zjarrit” dhe cili është roli i tij në Lindjen e Mesme

Pse Irani “po i frynë zjarrit” dhe cili është roli i tij në Lindjen e Mesme

Republika Islamike e Iranit ishte armiku kryesor i Amerikës në Lindjen e Mesme para se Iraku i Sadamit “të vidhte vëmendjen” nga vitet 1990-2003.

Saddami dhe iranianët, ndryshe, luftuan një luftë të përgjakshme 8-vjeçare kundër njëri-tjetrit në vitet ’80-ta të shekullit të kaluar.


Një vëzhgues i rastësishëm mund të supozojë se Republika Islamike e Iranit duhet të jenë miqtë më të mirë me shtetin famëkeq islamik (ISIS) … por jo, ata ndajnë një urrejtje reciproke ndaj njëri-tjetrit, përcjell Telegrafi.

Duket shumë e komplikuar, por edhe është.

Irani është një teokraci, që do të thotë se vendi drejtohet nga ligji fetar.

Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave
Lexo po ashtu Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave

Në vend se nga një diktator i vetëm dhe i fortë, Irani drejtohet nga një grup klerikësh fetarë që kontrollojnë udhëheqësit e “zgjedhur” të vendit, si ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad.

Irani u bë Republika Islamike e Iranit në vitin 1979 pasi fundamentalistët fetarë rrëzuan qeverinë laike të Shah Reza Pahlevi.

Shahu ishte një diktator, megjithëse më pak brutal se regjimi aktual, i cili erdhi në pushtet në vitin 1954.

Iranianët nuk janë arabë si fqinjët e tyre në perëndim. Përkundrazi, ata janë Persianë. Në vend të arabishtes, ata flasin një dialekt të persishtes të quajtur Farsi. Iranianët janë kryesisht myslimanë shiitë, ndërsa shumica e arabëve janë myslimanë suni.

Në aspektin fetar, shiitët dhe sunitët janë ngjashëm me protestantët dhe katolikët në botën e krishterë.

Vlerësohet se 85-90% e myslimanëve në të gjithë botën janë suni dhe, ndërsa shiitët e botës janë të përqendruar në Iran, ka pakica shiite në të gjithë botën arabe.

Iraku është unik, sepse ka një “shumicë arabe” dhe një “shumicë shiite”, duke i dhënë Iranit një mundësi kryesore për ndikim të madh atje.

Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti
Lexo po ashtu Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti

Al Qaeda dhe Shteti Islamik janë grupe xhihadiste Suni, ndërsa Hezbollahu në Liban, Houthët në Jemen dhe shumë nga milicitë e mëdha në Irak janë Shiitë.

Pra, iranianët janë persë dhe jo arabë, dhe udhëheqësit e tyre janë myslimanë fundamentalistë, por nga “dega e kundërt” e Islamit, nga vijnë Bin Ladeni dhe Shteti Islamik.

Por, cili është plani i lojës së Iranit?

Me pak fjalë, Irani dëshiron të ruajë dhe përhapë “revolucionin islamik” të tij duke “goditur” arabët suni dhe duke mbështetur grupet shiite në Lindjen e Mesme.

Për të mbizotëruar Lindjen e Mesme, udhëheqësit e Iranit dëshirojnë të shfrytëzojnë “Gjysmëhënën Shia”, një rrjet të popullsisë shiite që shtrihet nga Gjiri Persik në Liban.

Mesazhi i Iranit për këto popullsi shiitë është “Vëllai i Madh Irani është këtu për t’ju shpëtuar nga sunitët, izraelitët dhe amerikanët”.

Kjo mund të duket e ngjashme me “aleancat” gjatë Luftës së Dytë Botërore, me ISIS që plotëson rolin e nazizmit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Aleatët Perëndimorë dhe Bashkimi Sovjetik lanë mënjanë rivalitetet e tyre për të mposhtur një kërcënim të përbashkët.

Fushata për të mposhtur ISIS-in ishte e ngjashme në atë që koalicioni shiit i Iranit ndau një armik të ndërsjellë me aleancën Amerikane dhe sunitë, edhe pse të dy palët nuk ishin zyrtarisht partnerë.

Por tani, si në vitin 1945, rivalitetet e vjetra janë përsëri në lojë edhe një herë, përcjell Telegrafi.

Në njërën anë, Irani “drejton” Sirinë, Hezbollahun në Liban, Houthisët në Jemen dhe fraksionet e tjera Shiitë në rajon. Përballë tyre janë vendet arabe suni të lidhura me Shtetet e Bashkuara.

Frika dhe mosbesimi i Iranit shkon thellë në vende si Arabia Saudite – aq thellë, në fakt, sa që Arabia Saudite komplotohet të ketë bërë marrëveshje të fshehta me Izraelin për të kundërshtuar kërcënimin iranian.

Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian
Lexo po ashtu Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian

Iraku, me shumicën e tij shiite, por marrëdhëniet e ngushta dhe të ndërlikuara me Shtetet e Bashkuara, mbetet i vendosur në një luftë mes koalicioneve rivale.

Irani dikur ishte perandoria e madhe antike e Persisë, por sot është një vend me popullsi mbi 80 milionë banorësh, dhe pakënaqësia ndaj regjimit është e përhapur.

Tirania e rreptë fetare dhe një ekonomi e dobët po shkaktojnë protesta të shpeshta, të cilat regjimi iranian i shtyp me dhunë të pamëshirshme.

Është e paqartë nëse këto trazira do ta vendosin fuqinë e regjimit në rrezik serioz.

Problemet ekonomike të Iranit janë drejtuar pjesërisht nga sanksionet ekonomike të vendosura nga SHBA dhe Evropa.

Këto sanksione, nga ana tjetër, imponohen pjesërisht si rezultat i programit bërthamor të Iranit – një program i cili, regjimi insiston, është rreptësisht për prodhimin e energjisë vendase.

“Isha gati të vdisja, në kokë u këndoja dy vajzave të mia”: Ushtari amerikan tregon momentin e sulmit nga raketat iraniane
Lexo po ashtu “Isha gati të vdisja, në kokë u këndoja dy vajzave të mia”: Ushtari amerikan tregon momentin e sulmit nga raketat iraniane

Megjithatë, përpjekja e pretenduar e Iranit për armë bërthamore është shqetësuese, sepse një Iran atomik mund të çojë rivalët e tij Suni të ndjekin armët e tyre bërthamore.

Për më tepër “gjakderdhja iraniano-amerikane” duket se nuk është shmangur menjëherë pas vrasjes nga SHBA të gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Gjithsesi, ajo çfarë dihet është se dhuna midis dy vendeve nuk është asgjë e re. Madje, i gjithë rajoni mbetet “një gropë gjarpërinjsh”, e “mbushur” me konflikte fetare dhe skema të ndryshme politike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori