LAJMI I FUNDIT:

Pse dridheni para se të flini gjumë? Ja çfarë mund të tregojë ajo

Pse dridheni para se të flini gjumë? Ja çfarë mund të tregojë ajo

Në literaturën profesionale, lëkundjet që ndiejmë kur trupi ynë bie në gjumë të thellë quhet tronditje “hipnotike”

Nuk është përcaktuar pse ndodh, por ka disa teori interesante. Disa mendojnë se është një nënprodukt i evolucionit, por stresi, kafeina, mungesa e pushimit dhe gjumit gjithashtu kanë ndikim.


Shpesh, ndërsa jemi duke fjetur ose duke rënë në gjumë të thellë, ne zgjohemi nga një tronditje e trupit tonë, dhe kjo nuk është e rrallë. Rreth 70 për qind e njerëzve në mbarë botën përjetojnë tronditje të tilla.

Infermierja Ellen Wermter nga organizata “Better Sleep Council” theksoi se ky fenomen është, në fakt, “përgatitje automatike” e trupit tonë për gjumë.

“Kur trupi përgatitet për gjumë, muskujt relaksohen dhe truri e njeh këtë relaksim si rënie, kështu që shkakton tkurrjen e muskujve”, ka thënë Ellen Wermter, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegohet nga Dr. Raj Dasgupta, asistent profesor i mjekësisë klinike në Universitetin e Kalifornisë Jugore, sipas hulumtimit të bërë, në përgjithësi nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

Megjithatë, rekomandimi i tij është se duhet të kujdesemi për zakonet tona gjatë aktiviteteve të përditshme që mund të ndikojnë në shfaqjen e kërcitjeve në gjumë.

Në radhë të parë është stresi, emocional apo mendor, ndaj është e nevojshme të mësojmë teknikat e relaksimit, nëse kemi nevojë. Rekomandohet të shmangni përmbajtjen shqetësuese.

Apnea e gjumit: Shkaku, simptomat dhe si ta trajtojmë këtë çrregullim?
Lexo po ashtu Apnea e gjumit: Shkaku, simptomat dhe si ta trajtojmë këtë çrregullim?

Gjumi i pamjaftueshëm ose gjumi me cilësi të dobët është shpesh një nga shkaqet e një shtrëngimi të tillë. Sipas disa burimeve, trupi ka nevojë për shtatë orë gjumë.

Rekomandohet shmangia e sasive të mëdha të kafesë dhe nikotinës. Na mjaftojnë tri kafe gjatë ditës, shkruan Health Magazines.

Apnea, ose një ndërprerje e shkurtër e frymëmarrjes që zgjat disa sekonda, mund të shkaktojë dridhje gjatë kalimit nga zgjimi në gjumë.

Është e vështirë për ne që të njohim vetë shfaqjen e apneas së gjumit. Disa nga simptomat janë gërhitja me zë të lartë, mbytje, përgjumje gjatë ditës, pavarësisht se sa keni fjetur, zgjimi me gojë të thatë dhe dhimbje të fytit, dhimbje koke në mëngjes. Apnea e gjumit mund të jetë e rrezikshme, prandaj rekomandohet të shkoni te mjeku.

Disa studiues mendojnë se është një shenjë e evolucionit, sepse është një mbetje e një refleksi nga e kaluara e largët, nga koha kur njerëzit flinin në pemë dhe lëkundja i pengonte ata të rrëzoheshin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori