LAJMI I FUNDIT:

PSD hap zyrat edhe në Lipjan

PSD hap zyrat edhe në Lipjan

Partia Socialdemokrate(PSD), të shtunën ka hapur zyrat edhe në Lipjan.

Kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori për Lipjan, Ardian Olluri, thanë se fillimi i zgjerimit të PSD-së në këtë komunë, është një hap domethënës për mundësinë e zbatimit të politikave të nevojshme socialdemokrate.


“Lipjani, që ballafaqohet me shumë probleme ekzistenciale, si mungesa e ujit të pijshëm dhe të shërbimeve publike; ka domosdoshmëri politikat transformuese që garantojnë qeverisje transparente dhe gjithëpërfshirëse, në shërbim të interesave të shumicës, e cila mbetet e përjashtuar nga pushtetet e korruptuara të pakicës”, u tha gjatë takimit me qytetarët në Lipjan.

Përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate shprehën se përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, përmes një strukture demokratike dhe një programi progresiv, mundëson zhvillimin e Republikës së Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë, përcjell Telegrafi.