LAJMI I FUNDIT:

Provoni veten: Veprimi i parë që do zgjidhni, tregon ç’keni në mendje!

Provoni veten: Veprimi i parë që do zgjidhni, tregon ç’keni në mendje!

Veprimet, gjuha e trupit dhe zakonet e përditshme, flasin shumë për ju. Madje edhe zgjedhja që bëni për smartphone-in tuaj, flet për personalitetin tuaj.

Ne jemi mësuar me idenë se ka dy lloje zgjidhjesh në një situatë të caktuar: ajo e duhura dhe ajo e gabuara. Por testi i mëposhtëm, nuk është kështu pasi të gjitha opsionet janë korrekte.


Siç e shikoni, fotoja në vijim ka 4 opsione. Ju duhet të vendosni cilën prej tyre do të zgjidhnit të parën.

1. Do të hiqnit ibrikun që vlon:

Nëse zgjodhët ibrikun, kjo do të thotë se jeni natyrë pasionante dhe veproni shpejt. Vendosni pa u menduar gjatë dhe asgjë s’ju ndalon të arrini objektivat që keni. Bini shumë shpejt në monotoni dhe s’i pëlqeni surprizat.

2. Do të përgjigjeshit në telefon:

Përgjigja në telefon do të thotë se jeni njeri i fokusuar dhe shumë diplomat. Përshkruheni si njeri biznesi i cili bën shumë gjëra në të njëjtën kohë. Komunikoni lehtësisht me njerëzit dhe doni të jeni në qendër të vëmendjes.

3. Do të qetësonit bebushin:

Nëse do të përpiqeshit të qetësonit të voglin, jeni njeri i qetë që zgjedh të ndihmojë të tjerët. Mund edhe të sakrifikoni për të mirën e tyre. Jeni i orientuar pas familjes dhe lidhjeve njerëzore. Keni frikë nga vetmia dhe është e rëndësishme për ju të keni dikë pranë.

4. Do të ndalonit qenin të mos merrej me jastëkun:

Ti nuk i duron dot rrëmujat. Si në shtëpinë ashtu dhe në jetën tënde. Është e rëndësishme për ty ta kesh gjithçka nën kontroll. Nuk qetësoheni ndryshe. Dini çdo pyetje dhe përgjigje në çdo situatë të caktuar. I kushtoni rëndësi gjërave materiale dhe pozicioneve sociale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori