Protestuesit në Australi djegin fotografinë e Zoran Zaevit (Video)

Protestuesit në Australi, të cilët sot dolën kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë kanë djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev.
Në videon e publikuar në internet dëgjohen thirrjet "Më mirë një tradhtarë të mos ekzistojë, se sa gjithë Maqedonia", përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inçizimi me djegien e fotografisë së kryeministrit, është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.
Përndryshe, maqedonasit e shpërngulur sot kanë potestuar në 14 qytete botërore, kundër negociatave me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































