LAJMI I FUNDIT:

Protesta e transportuesve të udhëtarëve dhe pezullimi i përzgjedhjes së kryeshefave ekzekutiv – top ngjarjet e javës në ekonomi

Protesta e transportuesve të udhëtarëve dhe pezullimi i përzgjedhjes së kryeshefave ekzekutiv – top ngjarjet e javës në ekonomi

Protesta e transportuesve të udhëtarëve, pezullimi i përzgjedhjes së kryeshefave ekzekutiv të disa ndërmarrjeve publike dhe ndarja e miliona eurove për pagesa shtesë për Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore, Agjencinë së Ushqimit e Veterinës dhe Shërbimin Korrektues ishin ngjarjet kryesore që e karakterizoi këtë javë.

Lidhur me protestën, Shoqata e Transportit Rrugor ka thënë se do të nuk ofrohen shërbimet deri në përmbushjen e kushteve të marrëveshje të nënshkruar nga ana e Qeverisë së Kosovës.


“Numri i autobusëve që kanë marrë pjesë sot në këtë protestë ka qenë rreth 250 dhe kjo ka qenë me kërkesën tonë që të zvogëlohet ky numër për shkak të mos krijimit të probleme në komunikacion. Ky duhet të jetë një alarm i fundit për Qeverinë e Kosovës, që të merr vendim për realizimin e pagesës për t’i dalë në ndihmë operatorëve të këtij sektori të cilët pësuan humbje të mëdha gjatë pandemisë me vendimet e Qeverisë”, kishte thënë kryetari i SHTU-së, Ruzhdi Kurtishaj gjatë protestës së operatorëve, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se qysh nga muaji korrik i 2020-së kanë marrë premtime që do të mbështeten financiarisht për dëmet që i janë shkaktuar atyre nga pandemia COVID-19.

Shoqata e Transportit proteston sërish të hënën, thonë se ky është sinjali i fundit për Qeverinë
Lexo po ashtu Shoqata e Transportit proteston sërish të hënën, thonë se ky është sinjali i fundit për Qeverinë

“Ne kemi qenë shumë të hapur për dialog. Qeveria si duket e ka pasur të themi një lloj premtimi të rrejshëm dhe nënshkrimi i asaj marrëveshje duket se është i rrejshëm. I bëj thirrje Qeverisë që të mos i ndërrojë qëndrimet”, ka shtuar ai.

Kurtishaj ka theksuar një protestë e tillë do të mbahet edhe të hënën.

“Ne morëm vendimin që të hënën në orën 10:00 ne do ta kemi një marsh por jo në lëvizje, para Qeverisë së Kosovës. Kërkesa është që të vijmë me 1,000 autobusë dhe të bllokojmë Prishtinën por ky nuk është interesi ynë. Në do ta bëjmë si simbolikë edhe ditën e hënën prapë për dy orë me 200 ose 300 autobusë”, ka thënë ai.

Pas paralajmërimit të kësaj greve, kishte reaguar kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, duke thënë se janë të gatshëm të takohen për siç ka thënë ai për gjetjen e një zgjidhje të favorshme për këta operatorë.

Pas grevës së operatorëve të transportit të udhëtarëve, Hoti: Jemi të gatshëm të takohemi për gjetjen e një zgjidhje të favorshme
Lexo po ashtu Pas grevës së operatorëve të transportit të udhëtarëve, Hoti: Jemi të gatshëm të takohemi për gjetjen e një zgjidhje të favorshme

“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kërkon nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve, që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, Zyra e Kryeministrit sqaron se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë së Kosovës.

“Në vitin 2020 dhe 2021, Qeveria e Kosovës ka ofruar mbështetje financiare direkte dhe indirekte për të gjitha bizneset. Bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve, kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (për shembull, pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa e 50 për qind të qirasë, pagesa e 170 eurove). Pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset”, përfundon njoftimi, përcjell Telegrafi.

Pas reagimit të Ambasadës britanike, Ministria e Ekonomisë kërkon që të ndalet zgjedhja e kryeshefave të ndërmarrjeve publike
Lexo po ashtu Pas reagimit të Ambasadës britanike, Ministria e Ekonomisë kërkon që të ndalet zgjedhja e kryeshefave të ndërmarrjeve publike

Një nga ngjarjet kryesore të javës ishte edhe apelimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit që të ndalet procesi i zgjedhjes së bordeve në ndërmarrjet publike.

Me anë të një deklarate për medie, ministri në detyrë i MEA-së, Muharrem Nitaj ka thënë se nuk e ka proceduar as zgjedhjen e bordit të Telekomit dhe të Infrakosit.

“Unë nuk kam proceduar me zgjedhjen e bordeve të reja, edhe në rastet kur kanë përfunduar të gjitha procedurat e rekrutimit, intervistimit dhe poentimit, siç është rasti me Bordin e Telekomit. Po ashtu, kam mbështetur sugjerimet partnerëve në procesin e rekrutimit, që në disa raste të ndërpritet edhe procesi i intervistimit të kandidatëve që tashmë kanë aplikuar në konkurset e rregullta për anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike. U kam sugjeruar bordeve të përkohshme që të mos shpallin konkurse për zgjedhjen e kryeshefave ekzekutiv. Siç jeni në dijeni, Bordi i përkohshëm i Infrakosit e ka zgjedhur kryeshefin ekzekutiv të Infrakosit, edhe pse Zyra ligjore e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike ka konstatuar se ka munguar bashkëpunimi me aksionarin dhe ka pasur shkelje të kritereve të konkursit”, ishte shprehur Nitaj.

Ai kishte deklaruar se, procesi i rekrutimit duhet të kthehet në pikën zero.

“Unë si ministër u kam kërkuar që procesin ta rikthejnë në pikën zero, por pavarësisht kësaj ata kanë proceduar tutje, duke mos përfillur kërkesat e Ministrisë që është aksionar i kësaj ndërmarrjeje”, ka deklaruar ai.

Pas reagimit të Ambasadës britanike, Ministria e Ekonomisë kërkon që të ndalet zgjedhja e kryeshefave të ndërmarrjeve publike
Lexo po ashtu Pas reagimit të Ambasadës britanike, Ministria e Ekonomisë kërkon që të ndalet zgjedhja e kryeshefave të ndërmarrjeve publike

Ndryshe, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka sugjeruar që Qeveria në detyrë e Kosovës të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit të zyrtarëve në Ndërmarrje Publike, deri në formim të qeverisë së re.

Kjo Ambasadë thekson se proceset e rekrutimit të bordeve dhe kryeshefave ekzekutiv duhet të jenë transparente.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas njoftimit, këto mjete janë ndarë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Qeveria ndanë miliona euro për pagesa shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues
Lexo po ashtu Qeveria ndanë miliona euro për pagesa shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues

“Qeveria ka ndarë mjete financiare për pagesën e shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, thuhej në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës njofton se ka marr vendim që të miratoj nismën për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime.

Sipas qeverisë, kjo marrëveshje është për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19.

“Qeveria ka miratuar nismat për negociimin e Marrëveshjes së Kredisë midis Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për financimin e projektit ‘Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të’, si dhe për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, për projektin ‘Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë’”, tregon Qeveria e Kosovës.

Kosova pritet të marr kredi nga Banka Evropiane për Investime për të mbështetur NVM-të
Lexo po ashtu Kosova pritet të marr kredi nga Banka Evropiane për Investime për të mbështetur NVM-të

Edhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) ka miratuar financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50 për qind të popullsisë.

Bëhet e ditur se kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

“Kredia e re bazohet në një marrëveshje financimi prej 35 milionë euro të nënshkruar në gusht 2020, e cila ka mbuluar një pjesë të kostove të kujdesit shëndetësor emergjent të Kosovës, me një fokus në përkrahjen e ballafaqimit të vështirësive për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoreve, si dhe blerjen e pajisjeve mjekësore, furnizimeve dhe materialeve shpenzuese”, thuhej në njoftimin e Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi.

Erdogan shkarkon guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë, pas rritjes së normave të interesit
Lexo po ashtu Erdogan shkarkon guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë, pas rritjes së normave të interesit

Nga lajmet botërore që karakterizuan ekonominë gjatë javës, ishte shkarkimi i guvernatorit të Bankës Qendrore të Turqisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar guvernatorin Naci Agbal, i cili në katër muajt e tij në detyrë kishte fituar lavdërimin e investitorëve për rritjen e normave të interesit dhe premtimin e politikave më të forta monetare.

Agbal u soll për të udhëhequr bankën qendrore pasi lira turke arriti nivelet rekord dhe inflacioni u rrit, mirëpo Erdogan është haptas kundër normave të larta të interesit, duke pretenduar se nivele të larta shkaktojnë inflacion. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
GoBau – Kositëse bari

GoBau – Kositëse bari

75-mall
U hap panairi Horeca,

U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë

Elfije Boletini
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore

EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore

EBC Cosmetics
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore

StaffiX
Kalo në kategori