LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndanë miliona euro për pagesa shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues

Qeveria ndanë miliona euro për pagesa shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas njoftimit, këto mjete janë ndarë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.


“Qeveria ka ndarë mjete financiare për pagesën e shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, janë ndarë 8 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.

Delegatët e legjislaturës së vitit 1990, Qeveria miraton vendimin për kompensim financiar
Lexo po ashtu Delegatët e legjislaturës së vitit 1990, Qeveria miraton vendimin për kompensim financiar

“Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit ju ndanë 8 milionë euro, për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë”, tregon qeveria.

Në këtë takim, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë për ndarjen e 40 mijë eurove për mbështetjen e punëtorëve.

“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000 euro për mbështetje financiare për punonjësit e saj”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori