LAJMI I FUNDIT:

Delegatët e legjislaturës së vitit 1990, Qeveria miraton vendimin për kompensim financiar

Delegatët e legjislaturës së vitit 1990, Qeveria miraton vendimin për kompensim financiar
Foto: Arkiv

Qeveria ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.


“Qeveria në këtë mbledhje, po ashtu  ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, që  kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës edhe në shtator të 2021 kishte marrë vendim që t’i kompensojë financiarisht delegatët e legjislaturës së vitit 1990 të cilët kishin marrë pjesë në mbledhjen e 2 korrikut 1990.

Nga ky vendim, 105 deputetët e atëhershëm përfituan proporcionalisht shumën prej 2,733 eurove. Ndërsa për deputetët që nuk sot nuk janë gjallë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm do ta gëzojnë familjarët e tyre.

“Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare”, thuhej në njoftimin e MPMS’së në shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori