LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë

Berisha: Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) të Shqipërisë, Sali Berisha tha se protesta e sotme është një “cunam”, i revolucionit demokratik.

Berisha gjatë fjalës së tij në protestë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.


“O besë prerë, populli s’ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqje, largohu. Pas këtij akti të pabesë, ShBA – vendi që udhëheq NATO-n, Rama nuk është më ligjërisht, moralisht i njëjti njeri, ai nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë. Jep dorëheqjen dhe largohu”, ka thënë Berisha.

Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, "Burg Brother VIP"
Lexo po ashtu Protestuesit me pankarta ironizuese në Tiranë, "Burg Brother VIP"

Ai po ashtu theksoi se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Evropë, “ai është kreu i narkokratit”, përcjell Telegrafi.

“‘Cunam’, popull i revolucionit demokratik. Shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të shqiptarisë, të revolucionit…Në fitoren e demokracisë do themi të vërtetat tona. Qëllimi kryesor i këtij revolucioni që nis sot, më 11 shkurt është që t’i mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë. Në protestën e fundit, opozita pro perëndimore e Shqipërisë u tregoj të vërtetën liderëve evropian, se Edi Rama është kryeministër më i korruptuar në Evropë, ai është kreu i narkokratit. Është shndërruar në shpresës vrasësit më të mëdhenj në Evropë dhe botë”, ka thënë Berisha.

Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës
Lexo po ashtu Meta: Protesta e sotme në Tiranë është provë historike kundër regjimit të Edi Ramës

Kreu i PD-së po ashtu shtoi se: “Në këtë super skandal, Edi Rama është i vetmi kryeministër i cili përmendet 14 herë në aktpadi. A ka më krim antikushtetues se ky? A ka atentat më të rënë ndaj demokracisë së një vendi se sa ky? Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore që i bënte pritjes së presidentit, ShBA-së, sot bëhet lajm për krime sepse kryeministri i saj barazohet me oligark rus, mik të Putinit, strofull e shërbimit inteligjent rus”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori