Një nga problemet e shpeshta që hasen në moshat e rritura është edhe patologjia e prostatës. Prostata është një gjëndër e vogël sa një arrë që vendoset mu përballë pjesës së fundit të zorrës së trashë, poshtë fshikës së urinës. Prostata rrethon kanalin e urinës që quhet uretra, ku kalon urina që derdhet jashtë.
Një nga funksionet kryesore të prostatës është të lëshojë një lëng që përzihet me spermën kur kalon në kanalin urinar dhe i jep asaj energji dhe e bën që të ambientohet më mirë në kanalin vaginal. Prostata e zmadhuar. Me kalimin e moshës prostata rritet dhe zhvillohet.
Themi që kemi zmadhim të prostatës ose hipertrofi beninje të prostatës. Hipertrofia beninje e prostatës me rritjen e moshës bëhet edhe më e dukshme. Hipertrofia beninje e prostatës fillon në moshën mbi 40 vjeç. Në moshën 40-Në moshën 50-60 vjeç, rreth 50% e meshkujve kanë hipertrofi beninje të prostatës. Në moshën 60-70 vjeç, gati 70% e meshkujve
Në moshën mbi 80 vjeç, gati 90% e meshkujve kanë hipertrofi beninje të prostatës.
Shenjat klinike:
– Vështirësi në urinim
– Cuku i urinës bie
– Urinimi bëhet më i shpeshtë. Pacienti ndjen herë pas here nevojën e urinimit gjë që e bën herë pas here të çohet natën.
– Urgjencë për të urinuar
Të gjitha këto shenja ndikojnë në cilësinë e jetës së pacientit, duke e prishur atë.
Kanceri i prostatës
Një nga problemet e tjera është edhe kanceri i prostatës. Një patologji që në ndryshim nga hipertrofia, mund të shkaktojë fatalitet. Kanceri i prostatës fillon pak a shumë me të njëjtat shenja si hipertrofia beninje e prostatës. Po të kapet që në fillim, parandalon rrezikun e jetës.
Kanceri i prostatës zgjat për disa vite, shumë meshkuj nuk e kuptojnë që kanë kancer prostate. Por ku fillon të japë metastaza, bëhet shumë agresiv. Këshillohet që meshkujt të ulin peshë ose të mbajnë një peshë trupore normale. Se është vënë re një lidhje midis mbipeshës dhe problemeve që folëm më lart.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe