LAJMI I FUNDIT:

Propozohet fillimi i Ligës Unike edhe në konkurrencën e femrave

Propozohet fillimi i Ligës Unike edhe në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Krerët e lartë të Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe ata të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë zhvilluar një takim pune të mërkurën në Durrës.

Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i punëve të bëra në vitin e parë të Ligës Unike dhe bashkërendimi i aktiviteteve në nivel të Federatave për në edicionin e ri të garave të kësaj Lige.


Të dyja Federatat u dakorduan që ti propozojnë Bordit Drejtues të Ligës Unike të vazhdohet me përgatitjet për edicionin e ri të garave në konkurrencën e meshkujve me nga 4 skuadra nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova, derisa FSHB dhe FBK po ashtu u dakorduan që ti propozojnë Bordit Drejtues të Ligës që në edicionin 2021/22 të fillohet edhe me Ligën Unike në konkurrencën e femrave me pjesëmarrjen e tri skuadrave nga Shqipëria dhe tri nga Kosova.

Në këtë takim pune nga FSHB morën pjesë Presidenti, Avni Ponari dhe Sekretari i Përgjithshëm, Korab Llazani, kurse nga FBK morën pjesë Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, si dhe Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Krerët e FBK-së patën rastin të ndjekin nga afër edhe një pjesë të ndeshjes së katërt finale të elitës së basketbollit shqiptar, ndërmjet Shoqata Teuta Basket dhe Goga Basket, ku kampion i Superligës së Meshkujve është shpallur mbrëmë ekipi i Teuta Basket.

Duhet theksuar se në javën e ardhshme Bordi Drejtues i Ligës Unike do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku edhe do të përcaktohen të gjitha modalitetet e garave në të dyja konkurrencat për në edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu në javët në vazhdim pritet të zyrtarizohet edhe sponsori gjeneral i Ligës Unike, si dhe sponsorët e tjerë të kësaj lige në të dyja konkurrencat që do ti japin hijeshi kësaj gare të shumëpritur nga të dyja anët e kufirit.

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori