Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, se nëse ka pajtueshmëri në takimin e radhës në dialogun Kosovë-Serbi, Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës, deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu e quan sharlatanizëm politik, ndërsa ish ambasadori Lulzim Peci thotë që presidenti i vendit po luan me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Deputeti Dardan Sejdiu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deklaratat e tilla nga Thaçi, fatkeqësisht janë manipulim dhe keqpërdorim i opinionit publik.
Sipas tij, përveç që është një deklarim manipulativ, gjithashtu është një deklarim që vjen nga një president që nuk ka legjitimitet e as kompetencë kushtetuese.
“Deklarimet e Thaçit me një fjali mund të themi që janë sharlatanizëm politik. Thaçi me këto lloj deklaratash dy javët e fundit po donë me vendos veten në epiqendër të dialogut të cilin ai vet e ka nis dhe është gabuar, dhe të cilin dialog ai po donë ta vazhdojë pa ndonjë mandat të qartë ligjor nga Kuvendi. Pra presidenti i Republikës së Kosovës, nuk ka as mandat, as kompetencë dhe në fund fare siç e tha ai vet, figura e presidentit do të jetë figurë ceremoniale”, ka thënë Sejdiu.
Ai po ashtu ripërsëriti se PSD-ja, në seancën e fundit të sesionit pranveror ka propozuar trajtimin e temës për dialogun Kosovë-Serbi, në suaza të kompetencave të Kuvendit të Kosovës.
“Në këtë drejtim PSD ka propozuar rrugën sa i përket trajtimit të temës së dialogut dhe ajo rrugë përpara lidhet me rezolutën që e kemi propozuar në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës të këtij sesioni, ku kemi shpjeguar që duhet ndërtuar një platformë nga Kuvendi dhe të votohet ajo platformë me 2/3 e votave, dhe kuvendi pas aprovimit të kësaj platforme të vendos sërish me 2/3 e votave se kush do të jetë në ekipin negociator të Republikës së Kosovës. Në fund të formohet një komision parlamentar i cili do të përcjell edhe ekipin edhe realizimin e platformës së votuar në Kuvend. Pra një qasje komplet e formatizuar në suaza të kompetencave të Kuvendit dhe e një Republike Parlamentare pasi kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”, ka thënë ai.
Ndërsa, ish-ambasadori Lulzim Peci në Facebook ka shkruar se është mëkat të luhet me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Peci tha se për arsye strategjike Serbia më parë e mbanë Preshevën se sa e këmben atë me të gjitha komunat në veri të Kosovës.
“Mëkati më i madh që mund të bëhet, është të luhet me ndjenjat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovë, kur dihet që për arsye strategjike Serbia shumë herë më parë e mbanë Preshevën, se sa që e këmben atë me një pjesë apo të gjitha komunat në veri të Kosovës”, ka shkruar ish ambasadori Peci, në Facebook.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shpreson që në fund të këtij muaji ose në fillim të shtatorit do të ketë një dinamikë në dialogun në Bruksel dhe se Kosova, ndërsa siç tha se ndarje nuk do të ketë por mund të ketë korrigjim të kufijve.
Ai po ashtu tha se nëse ka pajtueshmëri atëherë Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProblemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend