LAJMI I FUNDIT:

Propagandë xhihadiste në internet, arrestohet në Itali 49-vjeçari shqiptar

Propagandë xhihadiste në internet, arrestohet në Itali 49-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane e Leçes, me akuzën e propagandës së radikalizmit islamik dhe përdorimin e instrumenteve të teknologjisë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 49-vjeçarin shqiptar me iniciale A.H., banues në Galatinë, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.


Veprimtaria hetimore nisi në vitin 2018 pas një raportimi nga sektori i inteligjencës që bëri të mundur rindërtimin e rrugës që ndërmori shqiptari drejt radikalizimit, i cili, me kalimin e viteve, kishte arritur një aderim të thellë ndaj ideologjive ekstremiste islame, që tregon një ndryshim rrënjësor në mënyrën e jetesës.

Sipas hetuesve, aktivitetet teknike zbuluan ndër të tjera, se shqiptari kishte pjekur një neveri të thellë ndaj ligjeve italiane dhe stilit të jetesës perëndimore dhe se ai do të ishte i përkushtuar në përhapjen e përmbajtjeve të shumta propagandistike xhihadiste në internet, duke përfshirë fotot, që e portretizonte atë me banderolën e ISIS-it dhe në të njëjtën kohë ai do të kishte mbajtur marrëdhënie me elemente relevante të terrorizmit ndërkombëtar të shfaqur tashmë në hetimet sektoriale të kryera jashtë vendit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan materiale kompjuterike mbi të cilat vijojnë hetimet e mëtejshme. /A2 CNN/