LAJMI I FUNDIT:

Pronari i restorantit në Britani i dërgon në pushim 42 punonjësit në Barcelonë – dëshiron t’ua bëjë me dije se janë të vlerësuar

Pronari i restorantit në Britani i dërgon në pushim 42 punonjësit në Barcelonë – dëshiron t’ua bëjë me dije se janë të vlerësuar

Pronari i një restoranti në East Yorkshire të Britanisë së Madhe, ka dëshmuar se është një nga shefat me zemërgjerë në Britani, pasi organizoi një udhëtim disaditor falas në Spanjë për punonjësit e tij.

Gary Chin, i cili më parë triumfoi në Britain’s Top Takeaway, ka në pronësi Sumo Pan Asian që ka restorante në Beverly Hills, Hessle dhe Yorkshire, transmeton Telegrafi.


Si shenjë mirënjohje për përkushtimin e tyre dhe punën e palodhshme gjatë vitit që lamë pas, Gary organizoi një udhëtim në Barcelonë për 42 punonjësit e tij.

Ai ka mbyllur restorantet për disa ditë dhe pritet të rihapen me kthimin e tij dhe punonjësve nga udhëtimi i tyre në Spanjë, që ai e cilëson si me plot meritë.

Ky udhëtim është pjesë e një tradite të përvitshme nga Gary që së bashku me punonjësit e tij niset për pushime, dhe të gjitha shpenzimet e tyre i mbulon ai.

“Ka qenë një vit i mirë por me plot ngarkesa për ne. Duke marrë parasysh koston e lartë të jetesës dhe faturave të energjisë, vendosa të shkojë me punonjësit për pushime”, tha Gary.

“Pavarësisht situatave, tentoj të trajtoj stafin tim në mënyrën më të mirë dhe ta dinë se janë të vlerësuar. Më pëlqen ta bëjë këtë çdo ditë dhe të gjithë janë të emocionuar për këtë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori