LAJMI I FUNDIT:

Pronari kërkon një milion euro, për ‘fiqën’ e rrallë që i ka të gjitha pjesët origjinale (Foto)

Pronari kërkon një milion euro, për ‘fiqën’ e rrallë që i ka të gjitha pjesët origjinale (Foto)

Koleksionuesve mund t’ju pëlqejë shumë ky Beetle, teksa ka arsye për çmimin astronomik

Pas 70 vitesh në prodhim, Volkswagen i ka dhënë fund epokës së Beetle, duke nxjerrë edhe dy edicione të reja, transmeton Telegrafi.


Megjithëse ‘fiqa’ është simbol i një kohe, më nuk mund të jetë edhe në funksion.

Në kohën kur po është vendosur të largohet prej prodhimit, Rudy Zvarich është pronari i një Volkwagen Beetle të prodhuar para 60 vitesh, që po kërkon një milion euro në këmbim të saj.

Megjithëse duket si shifër astronomike, ka arsye të forta për këtë, gjë që do t’ju pëlqejë shumë edhe koleksionuesve. Makina është vozitur për vetëm 35 kilometra, ndërsa tërë kohën është mbajtur në kushte optimale, që të mos e kapë ndryshku.

Të gjitha pjesët e brendshme i ka origjinale dhe ën funksion, sepse është ndezur që t’i qarkullojnë mjetet likuide. Madje, i punojnë edhe fshesat me të cilat është blerë në vitin 1964, shtatë vjet pasi është prodhuar.

Enterieri me lëkurë dhe tapiceri duket paksa i pluhurosur, ndoshta pse nuk është larë kurrë me ujë, por vetëm u pastrua me fshesë. Pritet të shihet nëse do të ketë të interesuar për ‘fiqën’ e rrallë, që gjithmonë do mbetet ikonë e automobilizmit. /Telegrafi/