LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e sektorëve shëndetësorë “ia shohin hajrin coronavirusit”, bëhen rreth 150 miliardë dollarë më të pasur gjatë pandemisë

Pronarët e sektorëve shëndetësorë “ia shohin hajrin coronavirusit”, bëhen rreth 150 miliardë dollarë më të pasur gjatë pandemisë

Miliarderët, pronarë të kompanive në sektorët e kujdesit shëndetësor kanë parë pasurinë e tyre të rritet shumë që kur coronavirusi përfshiu globin.

Kështu së paku shkruan Newsweek, sipas të cilit medium, miliarderët në sektorin e kujdesit shëndetësor rritën pasurinë e tyre me 36.3 për qind midis 7 prillit dhe 31 korrikut, nga një total prej 402.3 miliardë dollarë në 548 miliardë dollarë, sipas një raporti të ri nga menaxherët e pasurisë të UBS dhe firma e shërbimeve profesionale PricewaterhouseCoopers.


Po sipas mediumit në fjalë, studimi shqyrtoi pasurinë e 2,189 miliarderëve në të gjithë botën, përcjell Telegrafi.

Raporti thotë se pasuria e pronarëve të kujdesit shëndetësor “u rrit nga një epokë e re e zbulimit të ilaçeve dhe inovacioneve në diagnostikimin dhe teknologjinë mjekësore, si dhe më vonë trajtimet dhe pajisjet për COVID-19”.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë (janar 2018 deri në korrik 2020), pasuria totale e miliarderëve të teknologjisë u rrit me 42.5 për qind në 1.8 trilionë dollarë, mbështetur nga një rritje e aksioneve të teknologjisë.

Rritja është më e vogël për klasën e miliarderëve në tërësi. Ajo u rrit me 19.1 për qind në 10.2 trilionë dollarë nga fillimi i 2018 deri në korrik 2020.

Ndërsa pasuria neto e miliarderëve në sektorët e argëtimit, shërbimeve financiare, materiale dhe sektorë të pasurive të patundshme ka mbetur në pjesën tjetër të sferës, me rritje prej 10 për qind ose më pak.

Sa i përket kësaj rritje, Josef Stadler, kreu i njësisë Global Family Office në UBS Global Wealth Management, tha: “Ky është një moment kyç në historinë ekonomike. Shkencëtarët, programuesit e kompjuterëve dhe inxhinierët po revolucionarizojnë industritë me një ritëm të paparë më parë dhe ata janë duke patur një ndikim të thellë në të gjithë ekonominë globale”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit

Ekonomi
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kalo në kategori