Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës u promovua sot postromani “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” i autorit Bajram Kosumi.

Në sallën “Idriz Ajeti”, të mbushur me studentë, miq dhe lexues, autori diskutoi për veprën e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të bashkëbiseduesit, Profesor Emeritus Merxhan Avdyli, si dhe pjesëmarrësve në sallë.


Të pranishmit i përshëndeti rektori i universitetit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ndërsa për librin folën dekanja Prof. Dr. Emine Shabani, Prof. Merxhan Avdyli dhe Prof. Dr. Arlind Ajvazi, nën moderimin e Adriana Velijajt.

Promovimi i këtij postromani është mbajtur edhe një ditë më parë, më 19 maj, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Ndërkohë, nesër, më 21 maj, promovimi i “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” do të mbahet edhe në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Takimin e moderoi Blerta Dibrani./Telegrafi.