LAJMI I FUNDIT:

Promovohet platforma e parë transmetuese nacionale e Maqedonisë “GLEY”, programi më i mirë i filmave dhe serialeve

Promovohet platforma e parë transmetuese nacionale e Maqedonisë “GLEY”, programi më i mirë i filmave dhe serialeve

“Nga sot në tregun e Maqedonisë në dispozicion është platforma e parë transmetuese nacionale e Maqedonisë – GLEY, përmes së cilës ne iu bashkohemi trendeve botërore në zhvillimin e platformave lokale dhe rajonale SVOD (Video on Demand)”, tha në promovimin e sotëm të GLEY-it, menaxheri ekzekutiv i SVOD Master, Darko Perusheski.

“Tani, me GLEY, qytetarët e Maqedonisë kanë qasje të lehtë në produksionin më të mirë vendor dhe rajonal, programet për fëmijë, filmat dhe serialet evropiane dhe holivudiane, të cilat janë plotësisht të lokalizuara në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe, pa ndërprerje për reklama, dhe me zbatim të kontrollit prindëror”, shtoi Perusheski.

“GLEY i bashkon kapacitetet e produksionit të Maqedonisë, dhe u jep mundësi për zhvillim të përshpejtuar projekteve të reja dhe ekzistuese” – nënvizoi Perusheski, duke theksuar se kompanitë e produksionit në Maqedoni kanë kapacitet për të krijuar program me cilësi të lartë.

Një numër i konsiderueshëm i filmave dhe serialeve të Maqedonisë janë në dispozicion në GLEY, i cili ofron qasje të lehtë në produksionin vendas. Pjesa më e madhe e përmbajtjeve të Maqedonisë do të jenë ekskluzivisht në dispozicion në platformë, në mënyrë digjitale.

Ekskluziviteti i një pjese të përmbajtjeve, që nuk janë në dispozicion dhe të lokalizuara në platformat tjera ekzistuese globale e bën GLEY-in origjinal, tërheqës dhe të vetëm në tregun vendas. Theks i veçantë i kushtohet përpunimit të programit për fëmijë, i cili është i sinkronizuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Me GLEY mund të jeni të sigurt, që fëmijët tuaj shikojnë program të përshtatshëm për moshën e tyre. GLEY, gjithashtu ekskluzivisht në tregun e Maqedonisë, ofron një pjesë të madhe të produksionit rajonal me rritje të shpejtë, i cili për momentin shkakton interes të madh tek audienca në këto mjedise.

Përmbajtjet janë në dispozicion me rezolucion të lartë HD, me zë cilësor në televizorët LG, Samsung dhe Android TV SMART, kompjuterët portabël, tabletat ose telefonat celularë. Për këtë qëllim janë zhvilluar aplikacione, që përdoruesit mund t’i instalojnë lehtësisht në sistemet operative të televizorëve në Apple App Store dhe Google Play Store.

Qasja në programet GLEY do të jetë me një abonim mujor i cili nuk është i obligueshëm, dhe përdoruesi do të mund ta anulojë kur të dojë. Ofrohen tre nivele të abonimit mujor: 299 denarë, 399 denarë dhe 499 denarë, në varësi të numrit të pajisjeve, që do të kenë mundësi njëkohësisht të kenë qasje në platformë. Përdoruesit mund të regjistrohen në gley.mk, në kompjuter ose në celular. Të gjithë përdoruesit, që regjistrohen deri më 30 nëntor do të përfitojnë falas periudhë promovuese 30-ditore.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori