LAJMI I FUNDIT:

Promovohen libra për fëmijët me pengesa në shikim

Promovohen libra për fëmijët me pengesa në shikim

Projekti për fëmijët me pengesa në shikim, i përkrahur nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondacioni ndërkombëtar i klubeve Lions (LCIF), sot promovoi 120 libra për shkollë fillore, klasa 1-9, në gjuhën shqipe dhe maqedone, të adaptuara dhe të shtypura në alfabetin Braille për nxënës me pengesa në shikim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja u mbajt në shkollën shtetërore për fëmijë me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup.

“Këta libra në alfabetin Braille do të ju ndihmojnë nxënësve me shikim të dëmtuar, që të mund plotësisht të përfshihen në jetën shkollore dhe të përfitojnë dituri dhe aftësi që janë të domosdoshme që ata të jenë qytetarë aktivë dhe produktivë. Nëpërmjet këtij materiali të ri, mijëra njerëz do të kenë qasje në botën ku nuk kishin qasje deri më tani dhe unë jam krenar që USAID është pjesë e kësaj nisme”, u shpreh David Atteberry, përfaqësues i USAID në Maqedoni.

Projeti për fëmijët me pegesa n shikim ka për qëllim ngritjen e kualitetit dhe qasjen e arsimit për këto fëmijë. Projekti përqëndrohet në arsim duke botuar libra në alfabetin Braille në gjuhët vendore, si dhe detetktim të hershëm të dëmtimeve në shikim duke organizuar kampanja për kontrolle të syve për fëmijët e moshës parashkollore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori