eksperti-banner

Ata madje as që e kanë në plan të merren me këtë çështje edhe një kohë, pasi aktualisht kanë aranzhuar pushimet e tyre verore.

Gazeta ka raportuar gjatë tërë javës për dëshminë rrëqethëse të dëshmitarit nga Serbia. Me këtë rast janë dërguar edhe pyetje në drejtim të prokurorisë, por ajo nuk ka marrë mundin të përgjigjet fare.


Në kontaktin telefonik që gazeta ka pasur të premten në prokurorinë në Beograd, është përgjigjur vetëm sekretarja. Ajo ka thënë se pyetjet i kanë marrë por askush nga kompetentët nuk gjenden në punë për t’iu përgjigjur pyetjeve. /Telegrafi/