LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria i përgjigjet ministrit Lloga: Disa vërejtje për Raportin janë të pasakta, Joveski është i gatshëm të përgjigjet në përputhje me ligjin

Prokuroria i përgjigjet ministrit Lloga: Disa vërejtje për Raportin janë të pasakta, Joveski është i gatshëm të përgjigjet në përputhje me ligjin

Vazhdon zënka me shkrime dhe reagime në mes Prokurorisë Publike dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga. Prokuroria nëpërmjet një kumtese thonë se vërejtjet e ministrit janë të pasakta në disa pjesë, gjegjësisht se ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetimore, në kundërshtim me pretendimin e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe se Prokuroria Publike nuk është kritikuar në raportin e Komisionit Evropian.

Nga Prokuroria thonë se nuk është e saktë se në raportin vjetor për punën e prokurorive publike në vitin 2022 nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në raport thuhet se në vitin 2022, prokuroritë themelore publike kanë lëshuar urdhra për zhvillimin e procedurave hetimore ndaj 1398 personave, që është 91 persona më shumë se një vit më parë. Prokuroritë në vitin 2022 kanë vepruar në hetime të kryera ndaj 768 personave të një viti më parë, kështu që në total kanë pasur hetime ndaj 2166 personave. Për sa i përket shpejtësisë së procedurave hetimore, në vitin 2022 kanë përfunduar hetimet ndaj 1,433 personave ose 66,1% e numrit të përgjithshëm të hetimeve në vazhdim. Numri i të përfunduarve është më i lartë se numri i procedurave hetimore të sapohapura gjatë vitit, gjë që tregon një rënie të numrit të procedurave të hapura në prokurori. Në 1087 raste hetimet kanë përfunduar me kallëzim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga aty pohojnë se në Raportin e KE-së, kërkohet që prokurorisë t’i sigurohen të gjitha kushtet për punë dhe kryerjen pa probleme të funksionit.

“Për sa i përket pjesëve të cituara të Raportit të fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit, është e vërtetë se thuhet se forcimi i kapaciteteve të qendrave hetimore dhe prokurorive publike në përgjithësi janë çelësi për efikasitetin e hetime, por në asnjë fjali të Raportit nuk është kritikuar Prokuroria Publike e RMV-së për situata të tilla. Përkundrazi, raporti kërkon me shumë saktësi që Prokurorisë Publike t’i sigurohen të gjitha kushtet materiale dhe personelore për punë dhe kryerjen pa probleme të funksioneve të saj. Kjo është diçka që prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut e thekson në të gjitha paraqitjet e tij publike, të cilën e kërkon edhe në Raportin vjetor për punën e Prokurorive Publike për vitin 2022. Në vërejtjet e Ministrisë së Drejtësisë nuk komentohet nëse dhe si do të përpiqet që ato kushte për punën e prokurorive të sigurohen”, thuhet në Prokurori.

Sipas tyre, nuk ka raport të veçantë për përdorimin e pajisjeve për regjistrimin zanor dhe audio-vizual të deklaratave, me arsyetimin se një regjistrim i tillë sipas ligjit është mundësi në situata të caktuara me ligj, por jo obligim.

Prokuroria pretendon se raporti vjetor për punën e prokurorive publike nuk përmban dhe nuk mund të përmbajë të dhëna për procedurat disiplinore ndaj prokurorëve publikë, sepse këtë procedurë e udhëheq një komision disiplinor, i cili është plotësisht i pavarur në veprimet e tij dhe veprimtaria e të cilit nuk mund dhe nuk duhet të jetë pjesë e raportit për punën e prokurorive publike.

Nga atje thonë se prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, të cilit i skadon mandati muajin e ardhshëm, është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha vërejtjeve në përputhje me procedurat e parapara me ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori