LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Për Radoiçiqin ende ekziston një urdhërarrest për rastin “Brezovica”

Prokuroria: Për Radoiçiqin ende ekziston një urdhërarrest për rastin “Brezovica”

Kreu i grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq të martën përmes një video mesazhi ishte paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës, ku pretendohet se është paraqitur nga Leposaviqi.

Ndaj Radoiçiqit në Kosovë ende ekziston një urdhërarrest në lidhje me rastin “Brezovica”, ndaj Radoiçiqit.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.

“Ende është aktiv urdhërarresti ndaj Milan Radojçiqit për rastin ‘Brezovica’ “, ka thënë Maloku.

Deklarata e Radoiçiqit në Kosovë ngjall reagime, cilësohet si rrezik për sigurinë dhe paqen në vend
Lexo po ashtu Deklarata e Radoiçiqit në Kosovë ngjall reagime, cilësohet si rrezik për sigurinë dhe paqen në vend

Ndryshe, Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan (OFAC), pretendon se këtë video e ka incizuar në Kosovë, ku shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, kishte thënë Radoiçiq, duke pretenduar se po lajmërohet nga Leposaviqi.

Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin
Lexo po ashtu Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin

Paraqitja e Radoiçiqit në mediet e kontrolluara nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit, si: “Kosovo Online”, “Alo”, “Informer”, të cilat për ditë të tëra kanë terrorizuar opinionin publik në Serbi me tituj lufte për Kosovën, është vazhdimësi e gjuhës kërcënuese të përdorur nga krerët serbë.

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq. /Telegrafi/