LAJMI I FUNDIT:

Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin

Video mesazhi kërcënues i Radoiçiqit, Musliu: Kërcënimet e tij me miratimin e Vuçiqit për të treguar se mund ta destabilizojë Ballkanin

Kreu i grupit kriminal serb, njëherësh nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiq të martën përmes një video mesazhi ishte paraqitur me tone kërcënuese ndaj serbëve të Kosovës. Analisti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu thotë se adresimi i Radoiçiqit është bërë me miratimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në mediat e Beogradit, paraqitjen vizuele të Radoiçiqit po e quajnë të ngjashme me atë të Arkanit.


“Kërcënimin e Radoiçiqit askush nuk e merr seriozisht. Sot e pash edhe në mediet e Beogradit, që këtë video po e quajnë të ngjashme me kërcënimet e Arkanit”, tha ai duke shtuar se këto veprime të Radoiçiqit janë politikë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me miratimin e tij.

Analisti i sigurisë Musliu u shpreh se Vuçiqi një ditë duket evropian, tjetrën si të ishte pjesë e grupeve paramilitare ruse.

“Adresimi i stilit të tillë padyshim që është bërë me miratimin e Aleksandar Vuçiq. Përndryshe, pse fshihej deri sot ky kriminel? Kjo është pyetje retorike, por që vërtet e ka përgjigjen brenda. Me këtë politikë Vuçiqi vërtetë nuk po di ka po shkon. Një ditë duket evropian, tjetrën si të ishte pjesë e grupeve paramilitare ruse. Ky nuk është problem me vetëm i Kosovës dhe i Ballkanit. Me një Serbi të tillë të Vuçiqit, që përmes krimineleve kërcënon, ky problem bëhet problem vërtetë i madh, i karakterit evropian”.

Analisti i sigurisë, Agim Musliu

Me këtë politikë, Musliu thotë se Vuçiq është duke ble kohë, pasi siç tha ai Kosova dhe përgjithësisht Ballkani Perëndimor janë terreni ku zhvillohet lufta hibride ruso-serbe.

“Ne duhet ta kuptojmë se jemi në luftë hibride me Serbinë dhe me Rusinë. Kosova dhe përgjithësisht Ballkani Perëndimor janë terreni ku zhvillohet lufta hibride ruso-serbe. Vuçiqi në këtë formë po blen kohë. Njërin bashkëpunëtor, Marko Gjuriqin, e dërgon ambasador në Uashington, kurse bashkëpunëtori tjetër i tij gjendet në listën e zezë të SHBA-së”, u shpreh ai për Telegrafin.

Tutje Musliu theksoi se qëllimi i këtij video mesazhi është që të ngrejë pluhur në favor të Vuçiqit dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Radoiçiqi jam i bindur që 5 minuta pasi e ka bërë videon ka ikur në folenë e tij në Kopaonik. Ai këtë e ka bërë vetëm për të krijuar pluhur, në favor të Vuçiqit dhe të Putinit”, tha ai.

Ai më tej ka theksuar se, Vuçiqi e ka nxjerrë Radoiçiqin në opinion për ta rritur vlerën e vet dhe për të treguar se ai mund ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Vuçiqi e ka nxjerrë Radoiçiqin në këtë kohë për ta rritur vlerën e vet dhe për ta shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit në mospërcaktimin e tij për t’i vënë sanksione Rusisë. Në fakt, kjo më së shumti i përshtatet luftës hibride të Vladimir Putinit, sepse çdo konflikt eventual në Ballkan, e shpërqendron vëmendjen e Perëndimit nga agresioni rus në Ukrainë”, ka konstatuar Musliu.

Musliu ka thënë se, ” kërcënimi” i Radoiçiqit, njëkohësisht i adresohet edhe serbëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës, të cilët tashmë janë bërë të padëgjueshëm sa i përket thirrjeve të Serbisë për revolta.

“Një pjesë e madhe e serbëve të komunave veriore të Republikës së Kosovës, e kanë vërejtur se ata po përdoren nga strukturat kriminale në veri për interesa kriminale. Për fat të keq, këto struktura udhëhiqen dhe përpiqen të legjitimohen nga një parti parlamentare siç është Lista Serbe, nënkryetar i së cilës është krimineli Radoiçiq”, ka thënë ndër të tjera analisti i sigurisë, Musliu.

Telegrafi po ashtu është munduar të marrë një përgjigje zyrtare edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm.

Ndryshe, Radoiçiq që është i sanksionuar nga Thesari amerikan (OFAC), pretendon se këtë video e ka incizuar në Kosovë, ku shihet duke kërcënuar qytetarët për t’iu bindur grupeve kriminale.

Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok
Lexo po ashtu Luizi shpreson që ka fituar 10 mijë ndjekës deri tani, por ai ka arritur mbi gjysmë milion të tillë në Instagram dhe afro katër miliardë shikime në TikTok

I kërkuari nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, duke parë se ka humbur mbështetjen nga serbët, është munduar që t’i shantazhojë ata, të cilët tashmë e kanë kuptuar se janë shfrytëzuar si instrument politik nga Beogradi.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, kishte thënë Radoiçiq, duke pretenduar se po lajmërohet nga Leposaviqi.

Paraqitja e Radoiçiqit në mediet e kontrolluara nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit,  si: “Kosovo Online”, “Alo”, “Informer”, të cilat për ditë të tëra kanë terrorizuar opinionin publik në Serbi me tituj lufte për Kosovën, është vazhdimësi e gjuhës kërcënuese të përdorur nga krerët serbë.

Në fund të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vendosur sanksione ndaj një grupi të krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës, në krye të së cilit është Zvonko Veselinoviq.

Sipas Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC), përveç Veselinoviqit në grupin e krimit të organizuar që vepron në veri të Kosovës janë edhe i vëllai Zvonkos, Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori