LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria nis hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria nis hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Javën që lamë pas, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë ndërruar jetë tre persona.

Deri më tani ende nuk janë bërë të ditura arsyet e vdekjes së këtyre personave, edhe pse tashmë Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka urdhëruar të gjitha inspektoratet e MSH-së që të nisin hetimet e pavarura dhe të detajuara.


Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Do të hetohen në nivelin më të lartë (Video)
Lexo po ashtu Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Do të hetohen në nivelin më të lartë (Video)

Lidhur me këtë rast, Prokuroria e Shtetit tashmë ka filluar hetimet për të zbardhur arsyet e vdekjes së këtyre personave.

“Ju njoftoj se Prokuroria ka filluar hetimet lidhur me vdekjen e tre (3) pacientëve në QKUK”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.
Ndonëse Prokuroria ka filluar hetimet vetëm për tre pacientët, nga e dita e enjte janë raportuar edhe dy raste të tjera të vdekjes pas operacionit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pak minuta më parë përmes një komunikate.

Tri vdekje në QKUK, brenda një dite
Lexo po ashtu Tri vdekje në QKUK, brenda një dite

“Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi. QKUK-ja kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërkohë, QKUK ka njoftuar po ashtu se që nga dita e enjte, përkohësisht janë pezulluar rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat janë në funksion.

Vdekjet e dyshimta në QKUK (Video)
Lexo po ashtu Vdekjet e dyshimta në QKUK (Video)

Të marten po ashtu rreth orës 16:00, ka ndodhur një tjetër vdekje e cila është është cilësuar si e dyshimtë nga Policia.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë. “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Çfarë po ndodh në QKUK? Nisin hetimet pas vdekjeve të dyshimta në këtë spital