LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që kanosi bashkëshorten

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që kanosi bashkëshorten
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin N.L., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale ‘’Kanosje’’ nga neni 185 paragrafi 1 të KPRK-së.

“Dyshohet që, më 25 dhjetor 2018, në fshatin Velekincë, komuna Gjilan, i dyshuari N.L., me veprimet e tij në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., në prezencë të fëmijëve e ka kanosur me fjalë, pasi që dyshonte se e njëjta po e tradhtonte, me ç’rast te ajo ka shkaktuar frikësim dhe ankth.


Gjithashtu, i dyshuari në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi një armë zjarri, e cila edhe i është konfiksuar nga ana e zyrtarëve policor, pas incidentit me bashkëshorten e tij”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria, sot ndaj të dyshuarit, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori