LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy personave për tregti të ndaluar me duhan në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy personave për tregti të ndaluar me duhan në Gjilan
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.M (1975) dhe B.M (1971), për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori.


Sipas kërkesës, të pandehurit e sipërshënuar, në Gjilan, pa autorizim, kanë përpunuar duhan, të cilin pastaj e kanë plasuar në treg, duke vendosur lloje të firmave të ndryshme të duhanit.

Në Gjilan konfiskohen mijëra kilogram duhan të papërpunuar dhe pako cigaresh
Lexo po ashtu Në Gjilan konfiskohen mijëra kilogram duhan të papërpunuar dhe pako cigaresh

Në këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe urdhëresë të Gjykatës kompetente në Gjilan, Policia e Kosovës gjatë bastisjes kanë sekuestruar:

–          2120 kg duhan të grirë të përpunuar,

–          440 kg duhan të grirë të përpunuar refuz,

–          2600 kg duhan të papërpunuar refuz,

–          223.5 kg duhan të grirë të përpunuar në paketime 0.5 kg, me paketime të ndryshme,

–          1978 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga PVC,

–          1162 kg ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga kartoni,

–          1 makinë për paketim të duhanit,

–          2 makina për grirje të duhanit,

–          2 peshore elektrike,

–          75 litra aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit,

–          71 pako filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme,

–          5500 pako cigare pa banderola Cosmopolitan,

–          2430 pako cigare pa banderola CANGARO,

–          3800 pako cigare pa banderola NORTH,

–          5000 pako cigare pa banderola R&M,

–          540 pako cigare pa banderola A&B, Merhaba,

–          1250 pako cigare pa banderola WISTON,

–          930 pako cigare pa banderola Marlboro,

–          60 pako cigare pa banderola Marlboro Touch,

–          166 pako Cigare pa banderola Pall Mall dhe

–          170 pako cigare pa banderola Kuper.

Të pandehurit me urdhër të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori