LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për keqpërdoruesit e subvencioneve, paraburgim për shtatë prej tyre

Prokuroria jep detaje për keqpërdoruesit e subvencioneve, paraburgim për shtatë prej tyre

Prokuroria Themelore Publike njofton se gjatë ditës së sotme ka realizuar aksion të koordinuar me MPB-në, për arresimin e disa nënpunësve shtetëror.

“Me aksionin e realizuar në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Vallandovë, janë arrestuar 24 persona, kundër të cilëve është ngritur procedurë hetimore për ekzistimin e dyshimeve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Me punën e tyre joligjore kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për rreth 220 mijë euro. Mes të dyshuarve janë 15 persona zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe njësitë rajonale të kësaj ministrie, ndërsa personat tjerë janë persona fizik dhe persona juridik përgjegjës për prona private”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata më tej shtojnë se personat dyshohen se në periudhën prej vitit 2011 deri 2016 kanë përdorur funksionin e tyre zyrtar dhe kanë shkelur të gjithë kufinjtë gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve për blerje të tokave bujqësore.

Prokurori komptetent tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për masën e paraburgimit kundër shtatë personave të dyshuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori