LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat  penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë  e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .


“Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet më tej në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Policia arreston edhe personin e katërt të dyshuar
Lexo po ashtu Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Policia arreston edhe personin e katërt të dyshuar

Tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.

Të vrarët janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Pas hetimeve të gjata, Prokuroria e Pejës ka njoftuar për arrestimin e tre të dyshuarve dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.

Të ndaluarit për këtë rast janë familjarë ndërmjet vete (babai dhe dy djemtë).

Sipas Prokurorisë ata dyshohen për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori