LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria interesohet për varrezën te kisha prapa Rektoratit të UP-së (Video)

Prokuroria interesohet për varrezën te kisha prapa Rektoratit të UP-së (Video)

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar nga Policia Kosovës verifikimin e informatave lidhur me dyshimet për varrezë masive në afërsi të kishës ortodokse – prapa Rektoratit të Universitetit i Prishtinës.

Liridona Kozmaqi-Hajdaraj, zëdhënëse në Prokurorin e Shtetit, ka thënë për Tribuna Channel se në të njëjtën ditë që ka pranuar informatën se afër kishës ortodokse serbe në Prishtinë dyshohet për varrezë me trupa të njerëzve të vrarë, i është drejtuar Policisë së Kosovës.


Prokuroria ka pasur kontakte të vazhdueshme me Njësitin për Hetime të Krimeve të Luftës, në mënyrë që 17 vjet pas luftës të verifikohen të gjitha dyshimet për këtë hapësirë.