LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që u kap me kokainë në Vërmicë

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë që u kap me kokainë në Vërmicë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 08.03.2022 për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.03.2022, rreth orës 13:15, në pikën kufitare të Vërmicës, pa autorizim shpërndan, transporton, dërgon substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që kur vjen në pikën kufitare të Vërmicës, me ç’rast ka qenë duke e drejtuar automjetin e markës ‘’Mercedes Benz’’, gjatë kontrollit të automjetit nën ulësen e tij është gjetur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 736.20 gram, e cila edhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftim.


Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u kap në Vërmicë me mbi 700 gram kokainë
Lexo po ashtu Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u kap në Vërmicë me mbi 700 gram kokainë

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori