LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u kap në Vërmicë me mbi 700 gram kokainë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, u kap në Vërmicë me mbi 700 gram kokainë
Foto: Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi është kapur me mbi 700 gram kokainë të fshehur në trupin e tij.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “Policia Kufitare e Kosovës me datën 08.03.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar në hyrje në Pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar një person të dyshuar shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”.


“Bashkëpunimi aktiv profesional i zyrtarëve të Policisë Kufitare, hetuesve të drejtorisë rajonale në Gjakovë dhe zyrtarëve të Doganës së Kosovës ka rezultuar në ndërmarrjen e masave adekuate që kanë rezultuar në një ndalim dhe kontroll efikas një automjeti dhe personit të dyshuar me ç’rast gjatë kontrollit në vijën e dytë të personit të dyshuar (në trup) në anën e majtë të barkut, saktësisht në brez nën rrip të pantallonave gjetën të futur një çorape ngjyrë e zezë, ndërsa në të ishte vendosur një qese plastike e tejdukshme e mbushur me lënde të bardhë të ngurtë që dyshohet si substancë narkotike e llojit Kokainë dhe me disa mbishkrime”, njofton Policia, transmeton Telegrafi.

Personi i dyshuar menjëherë është arrestuar nga Policia, përderisa njësitet kompetente të antidrogës pas matjes së substancës narkotike kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë prej 736.20 gram.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori