LAJMI I FUNDIT:

U përfshinë në rrahje për shkak të borxhit, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë kundër 11 personave

U përfshinë në rrahje për shkak të borxhit, Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë kundër 11 personave

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi të martën se ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave me inicialet M.U., F.M., A.B., A.B., J.B., S.M., L.M., A.M., I.B., A.B., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Sulmi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri M.U., me datë 06.05.2023 rreth orës 20:05 në Mamushë, saktësisht në hapësirën e jashtme të objektit për shitjen e karburanteve “P.P.”, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon me armë zjarri të dëmtuarin I.B.


“Në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi në mes të pandehurit A.B., dhe F.M., përfshihen në rrahje 11 (njëmbëdhjetë) të pandehur nga të dyja palët, ku gjatë përleshjes i pandehuri M.U., i armatosur me armë- revolver, shtënë në drejtim të dëmtuarit të cilin e godet në pjesën e këmbës së djathtë, veprime këto me të cilat të dëmtuarit I.B., i shkaktojnë lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri M.U., ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

I pandehuri, F.M., gjatë përleshjes, në mënyrë të paautorizuar përdorë armën e zjarrit – pistoletën, me të cilën me qëllim të frikësimit, shtënë disa herë në drejtimin lartë në ajër, me ç’ rast të pranishmëve u shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.

Me këto veprime kryen veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri, A.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, ku gjatë përleshjes, me armën e zjarrit – pistoletë, përkatësisht me pjesën e dorezës së armës e godet dy herë në kokë të dëmtuarin S.M., me ç’ rast të dëmtuarit i shkakton lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me këto veprime, kryen veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I pandehuri, J.B., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Të pandehurit: F.M., S.M., L.M., A.M., A.B., I.B., dhe A.B., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje.

Me këto veprime, secili veç e veç kishte për të kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

I pandehuri, I.B., me qëllim që ta lëndoj tjetrin, me dashje e sulmon të dëmtuarin/pandehurin A.B.  Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, përfundon njoftimi.​

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori