LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Beogradit ankohet ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit

Prokuroria e Beogradit ankohet ndaj vendimit për lirimin e Radoiçiqit

Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të premten kundër vendimit të gjyqtarit, i cili e hodhi poshtë kërkesën e saj për caktimin masës së paraburgimit ndaj Millan Radoiçiqit në fillim të kësaj jave.

Prokuroria bëri ankesë për shkak të rrezikut të arratisjes së Radoiçiqit, pas sulmit të armatosur më 24 shtator në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë Millan Radoiçiq.


Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radoiçiqit?
Lexo po ashtu Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radoiçiqit?

Prokuroria e Lartë Publike tha për REL-in se ankesa është parashtruar “për shkak të gjendjes së pasaktë dhe paplotë faktike”.

“Apeli kërkon ndryshimin e vendimit të marrë dhe caktimin e paraburgimit për të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, e mori përgjegjësinë për sulmin rreth pesë ditë më vonë.

Më 3 tetor, Radoiçiqi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë.

Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.

Në ankesën e 5 tetorit, Prokuroria më e lartë serbe kërkoi ndryshimin e vendimit dhe paraburgimin e Radoiçiqit, sipas televizionit serb N1.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori