LAJMI I FUNDIT:

Prokurori tashmë i pensionuar ishte tërhequr nga ndjekja penale, aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për shitje të heroinës

Prokurori tashmë i pensionuar ishte tërhequr nga ndjekja penale, aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit për shitje të heroinës

Më 24 shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në Gjakovë, ka marrë aktgjykim refuzues, në rastin ku Launor Berisha akuzohej për shitje të heroinës.

Aktgjykimi në fjalë ndaj Berishës është marrë pasi që prokurori tashmë i pensionuar, Ali Uka, në seancën e 24 shkurtit ishte tërhequr nga ndjekja penale dhe aktakuza, me arsyetimin se nga provat e administruara nuk ishte vërtetuar fajësia e të akuzuarit.


Tërheqjen nga ndjekja penale nuk e kishte kundërshtuar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ndrecë Dodaj.

Sipas aktgjykimit të përpiluar nga gjykatësi Drilon Haraçia, thuhet se meqenëse prokurori është tërhequr nga ndjekja penale dhe aktakuza gjatë shqyrtimit gjyqësor në fjalën përfundimtare, gjykata në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit të Procedurës Penale, mori aktgjykim refuzues, meqenëse janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara me këtë dispozitë ligjore, njofton betimiperdrejtesi.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhej se më 10 janar 2020, i akuzuari Launor Berisha i ka shitur substancë narkotike të llojit heroinë Hasan Krasniqi.

Sipas aktakuzës, në ditën kritike, Hasani shkon tek shtëpia e të akuzuarit Launor në fshatin Rogovë të Gjakovës dhe prej tij blen narkotik të llojit heroinë, të përzier me paracetamol dhe kafeinë për shumën prej 80 eurosh dhe krejt këtë në bazë të raportit të ekzaminimit të kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo që dënohet me gjobë dhe me burgim prej 2 deri në 8 vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori