Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se Prokurori i EULEX-it, ka kërkuar nga Gjyqtari që të i vazhdohet masa e paraburgimi edhe për katër muaj Azem Sylës dhe shtatë të dyshuarve të tjerë.
“Prokurori pretendon se ende ekzistojnë arsyet për vazhdimin e paraburgimit, sepse sipas tij ende ekziston rreziku i ikjes,rreziku i pengimit të procedurës penale dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale. Mbrojtja e Azem Sylës do të kundërshtojë këtë kërkesë, ngase vazhdimi i paraburgimit ndaj ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij dhe në asnjë mënyrë si masë ligjore për zhvillimin e papenguar të hetimeve në këtë çështje penale. Është pak sa e pakuptueshme dhe juridikisht e paarsyeshme që Prokurori të kërkoj vazhdimin e paraburgimit për 8 të dyshuar, ndërsa hetimet në këtë çështje janë duke u zhvilluar për 52 persona. Si është e mundur që Prokurori t’i hetoj të gjithë për veprën penale të krimit të organizuar dhe të lejoj që 44 të dyshuar të mbrohen në liri pa asnjë masë kufizuese dhe 8 të tjerë të qëndrojnë në paraburgim. Nëse kemi të bëjmë me krim të organizuar, atëherë ligji do të duhej të vlente për të gjithë njëjtë, e jo ligji të përdoret në mënyrë selektive. Azem Syla është përballur edhe më herët me akuza edhe më të rënda nga persona të njëjtë dhe është vërtetuar pafajësia e tij”, ka thënë Gashi.
Azem Syla është në paraburgim që nga data 30 prill, ai së bashku me 51 persona të tjerë dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë krim të organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash, etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City