LAJMI I FUNDIT:

Programi OriginAL, i domosdoshëm për të rinjtë e diasporës

Programi OriginAL, i domosdoshëm për të rinjtë e diasporës

Është bërë hapja zyrtare e programit OriginAL, ku pjesëmarrësit e OriginAL-it patën mundësi të dëgjonin se si erdhi deri tek ky program.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare GERMIN, zëvëndës-kryeministrja njëherësh Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha që programet e tilla janë kanë treguar sukses në Izrael e në Armeni – prandaj sipas saj, nuk ka asnjë dyshim që edhe OriginAL do të jetë histori suksesi.


Tutje thuhet se dekanja e Asociuar për Çështje Akademike dhe Asistent Profesoreshë në RIT Kosovë (A.U.K), Venera Demukaj, tregoi historinë e Universitetit Amerikan në Kosovë – duke treguar sukseset që ky universitet i ka.

Gjithashtu, në hapjen zyrtare pati nga një video mesazh nga mbështetësit e programit OriginAL, Investorin dhe Ndërmarrësin nga Diaspora në SHBA, Richard Lukaj dhe Investitorin  dhe Ndërmarrësin nga Dipasora në Bulgari, Elvin Guri.

Ata treguan që mbështetën OriginAL-in, pasi besuan që një projekt i tillë është tejet i domosdoshëm për të rinjtë e diasporës.

Edhe bashkë-drejtuesit e bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smorgrav dhe Avni Mustafaj, patën një mesazh për pjesëmarrësit duke i thënë që duhet të ndihen krenar që janë gjenerata e parë e këtij program kaq unik.

Në programin OriginAL, të rinjtë nga diaspora vizatojnë "lumin e jetës"
Lexo po ashtu Në programin OriginAL, të rinjtë nga diaspora vizatojnë "lumin e jetës"

Kryetari i Bordit të Fondacionit Global Shqiptar (GAF), Mark Kosmo, përmes një video-storie tha që ndihet krenar që një ide e lindur nga ai dhe bashkë-drejtuesit e GERMIN, Sihana Bejtullahu e Lirim Krasniqi, është vënë në jetë.

Në anën tjetër Bejtullahu, falënderoi të gjithë sponsorët e këtij projekti duke shtuar gjithashtu që për shkak të tyre 40 të rinj nga diaspora, po i ‘gjejnë rrënjët e tyre shqiptare’.

Elsa Vejseli, pjesëmarrëse në OriginAL nga Gjermania por me prejardhje nga Tetova, u shpreh që një projekt të tillë e ka pritur gjithmonë.

Në fund pati një performancë artistike nga krijuesja e re nga Gjermania, Elona Beqiraj. Ajo emocionoi të pranishmit me poezitë e saj që janë për Kosovën, vendin e saj të origjinës.

Ndryshe, OriginAL është një program i ri i nisur nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation. Ai synon të ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore falas për të rinjtë shqiptarë të diasporës (18-24 vjeç) në vendet e tyre të origjinës, pa pagesë. /Telegrafi/