Programi festiv i banorëve të Big Brother VIP Kosova për nder të festës së 28 Nëntorit

Në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, u organizua një festë plot emocion dhe ndjenja patriotike.
Nën kujdesin e “Vëllait të Madh”, banorët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke shënuar këtë ditë të veçantë me një program të pasur dhe të larmishëm.
Poezi frymëzuese, valle tradicionale dhe këngë patriotike u interpretuan nga banorët, të cilët sollën emocione të fuqishme dhe një frymë të lartë atdhetarie brenda shtëpisë.
Energjia e festës, e ndërthurur me momentet e ndjera të banorëve, tregoi se kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe krenarisë kombëtare.
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova, përmes këtij programi, dëshmoi se edhe në rrethana të një formati televiziv, dashuria për atdheun mbetet gjithmonë e pranishme dhe e fuqishme. /Telegrafi/






























































