LAJMI I FUNDIT:

Program kontrolli nëpërmjet besimit fetar politik!

Program kontrolli nëpërmjet besimit fetar politik!

Kur shikojmë natyrën dhe universin, na duket sikur ekziston një rregull dhe harmoni admiruese që zotëron gjithësinë. Kështu vetvetiu na krijohet ideja se gjithçka është e programuar nga vetë vullneti i Zotit, krijuesit e të gjithave. Por, megjithëkëtë, ndjenjat na drejtohen nga një botë tjetër e panjohur dhe e padukshme. Disi padashur mendja nuk rri e qetë. Ajo do që të hyjë logjikshëm brenda asaj substance të natyrës krijuese, do që të mësojë vullnetin dhe punët e Krijuesit, se si dhe përse mirësia e tij krijoi botën?!

Por, njohjet që dimë gjer tani nga ajo që kemi lexuar e mësuar nga predikuesit fetarë dhe ata shkencorë sikur nuk na kënaq. Prandaj, njeriu i logjikshëm do që të hyjë në kufijtë e përmbindijshëm të botës shpirtërore për të marrë ato njoftime që ende nuk i dimë? Pra, të mësojmë dhe kuptojmë edhe botën e padukshme.


Sipas pikëpamjes time mbi besimin, mbase është e kuptueshme se besimi është një lloj bindje si e padyshimtë për një të vërtetë. Pra, mënyra se si ky besim u është dedikuar njerëzve duke i paraqitur profetët si mësues “hyjnorë”, kështu ata udhëhiqnin turmën duke predikuar drejtësi, vërtetësi dhe paqe. Kjo ishte vetëm ajo pjesa e dukshme e tyre, por në realitet ata ndiznin shpirtrat e këtyre njerëzve me flakët e pashuara të zellit dhe bekonin shpatën për ata që nuk ndiqnin rrugën e tyre të “Zotit”. Këta sundimtar të botës edhe sot paralajmërojnë ardhjen apo rilindjen e Krishtit, Jehovait, Jezusit e Isës.

Kështu ata po mbjellin frikë psikike e dhunë fizike, duke futur tek njerëzit ndjenjën e fajit, në mënyrë që të shtypin çfarëdolloj mendimi ndryshe. Këtu qëndron fatkeqësia e predikuesve për besim që u japin të tjerëve të drejtën të besojnë në diçka të cilën ata vetë nuk e kanë besuar. Për mendimin tim është krim të shkatërrosh të kaluarën në emër të një besimi të ri.

Mbase do të ishte e mjaftueshme sikur këta predikues të mos u thonë njerëzve se si duhet të jetojnë e në çka të besojnë, kur dihet se Zoti është një për mbarë njerëzimin. Të gjitha besimet kam përshtypjen time se janë krijuar për ta vënë në kontroll njerëzimin, së pari për ta përçarë duke i detyruar të heqin dorë nga tradita e lashtësisë, natyrisht më pastaj për t’i sunduar dhe detyruar të besojnë në predikimet e tyre të reja.

Dijetarë të ndryshëm theksojnë se njëri prej njerëzve më të rëndësishëm, të periudhës së trëndafilëkryqtarëve ka qenë Frensis Bekoni, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm si mjeshtër i madh i Urdhrit të Trëandafilkryqëtarëve në Angli që pati rol vendimtar në themelimin e Urdhrit të Masonerisë. Mendohet se ai ka qenë “babai” i “shkencës” moderne dhe autor i vërtet i dramave të “Shekspirit”. Për këtë, cilido anëtar i vëllazërisë së Masonerisë që kërcënon ta sfidojë apo ta kundërshtoj këtë tip edukimi të ri globalist, lihet mënjanë dhe linçohet deri sa ai të dorëzohet?! Vetëm ata persona që i konsiderojnë të “sigurt” kanë të drejtën të hyjnë në nivelet më të larta të piramidës. Konsiderohet se dera e madhe britanike e Uindsorëve është njëra prej portave të tyre, ashtu sikurse janë Rodshildët në mbarë Evropën e Rokfelerët në SHBA.

Sot mbarë popujt e botës jetojnë në një shoqëri të ndrydhur nga frika e program-kontrollit nëpërmjet besimit globalist e kozmopolit. Kjo frikë mbarënjerëzore përjetësohet nga mediat nga kërcënimi i terrorizmit global. Kjo frikë krijon një dyshim në rritje midis fqinjëve e midis miqve. Para disa viteve Pat Robertsoni dhe të tjerë ungjillorë, në një emision radiofonik e televizivë flisnin për një fe të re politike, ku për objektiv kishin SHBA-të për të krijuar një perandori të krishterë globaliste.

Si përfundim të këtij shkrimi, bëj pyetjen: a munden fundamentalizmi dhe besimi fetar politik, ta çojnë në luftëra të papritura mbarë njerëzimin? Përgjigja është: kamë frikë se po!

Në trend

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori