LAJMI I FUNDIT:

Produktet që i blenë më së shumti kosovarët nga Serbia në vitin 2017

Produktet që i blenë më së shumti kosovarët nga Serbia në vitin 2017

Menjëherë pas vendosjes së masës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe nga Qeveria e Kosovës, në opinion është nxitur një debat, se cila kompani në vend importon më së shumti produkte nga Serbia.

I apostrofuar në këto debate ishte deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, njëherësh edhe pronar i kompanisë “Elkos”.


Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se kompania që ai udhëheq nuk është e para sa i përket importimit të produkteve serbe.

Ai ka publikuar edhe të dhënat nga dogana për produktet më të shpeshta serbe të cilat importohen brenda vendit. Të dhënat janë për vitin 2017, dhe sipas tyre Kosova më së shumti nga Serbia ka blerë rrymë, afërisht 55 milionë euro.

Kelmendi: Elkos nuk gjendet as në mesin e 10 importuesve të parë nga Serbia
Lexo po ashtu Kelmendi: Elkos nuk gjendet as në mesin e 10 importuesve të parë nga Serbia

Në vendin e dytë janë uji, pijet freskuese… me mbi 28 milionë euro.

Më pas vjen benzina me afërisht 20 milionë euro, sheqeri i barshë po ashtu afër 20 milionë euro, gazoil me përmbajtje sulfuri jo më shumë se 0.001 për qind në peshë me mbi 15 milionë euro.

Vaji ushqimor zë një vend të rëndësishëm në importin nga Serbia. Kosovarët vetëm për vaj në vitin 2017 Serbia ia kanë dërguar mbi 12 milionë euro.

Gruri kap shifrën e mbi 11 milion eurove, pastaj pllakat e çative mbi 8 milionë etj.

Në total, gjatë vitit 2017 Kosova ka blerë nga Serbia mallra në vlerë mbi 449 milionë euro.

Në këtë link mund t’i gjeni statistikat e doganës lidhur me importin e produkteve nga Serbia.