LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesit e njohur të atletëve kërkojnë nga Trumpi t’i japë fund luftës tregtare me Kinën

Prodhuesit e njohur të atletëve kërkojnë nga Trumpi t’i japë fund luftës tregtare me Kinën

Kompanitë e njohura të mbathjeve Adidas, Nike dhe Puma i bëjnë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të ndaloj sa më parë luftën tregtare me Kinën.

Përmes një letre, këto biznese iu bashkuan më shumë se 170 kompanive tjera të cilat bëjnë thirrje që mbathjet të përjashtohen nga tarifat e reja.


Administrata e Presidentit Trump këtë muaj ka rritur tarifat ekzistuese në importet kineze dhe po kërcënon t’i vendosë këto tarifa pothuajse në gjitha produkteve kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tarifa shtesë e propozuar prej 25 për qind në atlete do të ishte katastrofike për konsumatorët tanë, kompanitë tona dhe ekonominë amerikane në tërësi”, thuhet në letrën e prodhuesve.

Letra tha se industria e këpucëve atletike tashmë paguan tre miliardë dollarë obligime dhe se tarifat shtesë do të rrisnin kostot dhe çmimet.

Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare
Lexo po ashtu Trump rrit presionin ndaj Kinës për rritjen e tarifave tregtare

Presidenti Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Vendet që kanë lejuar dhe bllokuar Huawein pas vendosjes në listën e zezë tregtare
Lexo po ashtu Vendet që kanë lejuar dhe bllokuar Huawein pas vendosjes në listën e zezë tregtare

Po ashtu, Administrata amerikane të enjten e kaluar e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. /Telegrafi/