LAJMI I FUNDIT:

Prodhoi dhe shiti diploma të falsifikuara, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Prodhoi dhe shiti diploma të falsifikuara, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të të njëjtit format, të lëshuar në emër të institucionit shkollor “SHML nga Prizreni”, për persona të ndryshëm.

Hetuesit gjetën prova se këto diploma janë prodhuar dhe dhënë në këmbim të shumave të caktuara të parave.


Në lidhje më këtë rast policia ka ndaluar të dyshuarin H. M i lindur në vitin 1961, i cili me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48-orë.

“Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, kishte pranuar një informacion se në periudhën Janar-Mars 2021, shumë qytetarë nga Republika e Kosovës kishin paraqitur kërkesa për viza pune në vende të ndryshme të BE-së, me diploma të cilët dyshohet se ishin të falsifikuara”.

“Hetuesit filluan me verifikimin e vlefshmërisë së këtyre diplomave të cilat janë lëshuar nga një shkollë e mesme e lartë në Komunën e Prizrenit, pas verifikimit të vlefshmërisë hetuesit rajonal zbuluan se të gjitha diplomat ishin të falsifikuara”.

“Me autorizimin e prokurorit hetuesit filluan grumbullimin e provave duke siguruar dëshmi për veprën penale falsifikim i dokumentit, në këtë kuadër u intervistuan persona të ndryshëm si dhe dëshmitarë të shumtë”, ka njoftuar policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori