LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi i konzolës Xbox One është ndalur zyrtarisht

Prodhimi i konzolës Xbox One është ndalur zyrtarisht

Prodhimi i konzolës Xbox One është ndalur zyrtarisht, tha Microsoft.

Kur filloi prodhimi dhe më vonë shitjet e konzollave Xbox Series X dhe Xbox Series S, ishte e qartë se Xbox One kishte mbaruar.

Prodhimi i konzolës kishte përfunduar në fund të vitit 2020, por ishte ende në shitje.

Tani të gjitha konzolat e mbetura janë shitur zyrtarisht dhe Microsoft ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të prodhohet më.

“Fokusi është te konzolat e reja dhe nuk ka nevojë të kthehemi te Xbox One”, tha Microsoft në një deklaratë. /Telegrafi/