LAJMI I FUNDIT:

Problemi me transportuesit në Shkup, Kovaçevski: Qeveria nuk ka kompetenca

Problemi me transportuesit në Shkup, Kovaçevski: Qeveria nuk ka kompetenca

Kryeministri Kovaçevski distancohet nga problemet mes transportuesve privatë dhe Qytetit të Shkupit. Një ditë më parë transportuesit privat ishin të gatshëm për dialog, por pavarësisht kësaj një gatishmëri e tillë nuk vërehet as nga Qyteti i Shkupit dhe as nga kryeministri Kovaçevski. Ky i fundit tha se Qeveria do të ketë takim me çdokënd, por nuk precizon nëse do të takojë transportuesit privat dhe kur do ta bënte diçka të tillë. Theksin e vendos tek fakti që Qeveria nuk ka kompetenca.

“Qeveria nuk ka asnjë lloj kompetence në transportin publik në Qytetin e Shkupit apo mbi cilindo qoftë qytet tjetër në shtet. Nëse vendos Qyteti i Shkupit që të heq dorë, siç bëri me ngrohjen qendrore, të thotë se nuk dëshiron të merret as me transportin publik, atëherë shteti do të duhet t’i marrë edhe ato kompetenca. Qeveria do të ketë takim me çdokënd, megjithatë kompetencat për transportin publik janë nën Qytetin e Shkupit ”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.


Megjithatë, nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, ishte pikërisht shpresa për një takim me Kovaçevskin që i bindi transportuesit të heqin autobusët dhe të mos bllokojnë komunikacionin në kryeqytet. Kryeministri kishte premtuar një takim pas pranimit të rezultateve nga raporti i Revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por takimi nuk u thirr asnjëherë.

“Në periudhën e ardhshme do të organizojmë takim në të cilin, krahas transportuesve privat do të ftohen edhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe NQP-së, për shkak se ata kanë marrëdhënie tregtare me Ndërmarrjen për Qarkullim Publik e cila nuk është në kompetenca të Qeveris. Dhe të informohemi se për çfarë problemi bëhet fjalë pasi që Qeveria nuk ka informata se çfarë marrëveshje ka mes transportuesve privat dhe NQP-së”, u shpreh Kovaçevski.

Transportuesit privatë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike që u janë krijuar nga, siç thonë, borxhi që u ka Qyteti i Shkupit. Ata një ditë më parë paralajmëruan se nëse deri të premten nuk realizohet takim, atëherë disa rrugë kryesore në Shkup do të bllokohen përsëri nga java e ardhshme. Nga kabineti i Arsovskës së fundmi nuk ka asnjë koment për këtë çështje. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori