LAJMI I FUNDIT:

Problemi shpërthyes i baterive ‘zombie’

Problemi shpërthyes i baterive ‘zombie’

Nivelet e stresit u rritën për Ian Scott-Browne në fillim të këtij muaji, kur një nga kolegët e tij i tha që të thërriste zjarrfikësit.

Tymi ishte vërejtur duke ardhur nga një prej makinerive të klasifikimit në qendrën e riciklimit Smallmead, pak jashtë Reading në Anglinë jugore, shkruan BBC.


Ai e dinte që një zjarr në një nga makineritë mund të ishte katastrofik pasi plastika, letra dhe kartoni që digjej mund të përhapeshin shpejt nga rripat transportues të cilët lidhin të gjitha makineritë në objekt, transmeton Telegrafi.

“Shqetësimi im ishte që të kishim kontrollin në vendin se ku ishte zjarri”, thotë Scott-Browne, i cili është një menaxher operacionesh në strukturën e riciklimit.

Për të kishte 15 minuta të tensionuara, ndërsa zjarrfikësit, të ndihmuar nga disa nga stafi i tij, nxorën me urgjencë panele të metaleve të rënda anash makinerive të klasifikimit për të gjetur dhe shuar zjarrin.

Zjarret e vegjël si ai janë çuditërisht të zakonshme në qendrat e riciklimit. Diku në Mbretërinë e Bashkuar ka nga një çdo ditë, mesatarisht.

Si rezultat, industria është bërë e mirë në shuarjen e tyre, por ata preferojnë të mos merren fare me to, veçanërisht pasi qendrat e riciklimit janë plot me materiale të djegshme.

Shoqata e Shërbimeve Mjedisore (ESA), e cila përfaqëson firmat e mbeturinave si Biffa, Veolia dhe Suez, thotë se shumë bateri po hyjnë në kosha riciklimi ose në qese të zeza mbeturinash, ku ato dëmtohen lehtësisht nga klasifikimi i pajisjeve dhe fillojnë të digjen – të ashtuquajturat bateri “zombie”.

ESA ka nisur një fushatë të quajtur Take Charge e cila inkurajon njerëzit të hedhin bateritë siç duhet.

“Për fat të keq, shumica e baterive të hedhura në Mbretërinë e Bashkuar për momentin nuk vendosen në koshat e duhur të riciklimit. Zjarret e shkaktuara nga bateritë zombie të hedhura pa kujdes rrezikojnë jetën, shkaktojnë miliona euro dëme dhe prishin shërbimet e mbeturinave”, thotë Jacob Hayler, drejtori ekzekutiv i ESA.

Bateritë e jonit litium, të cilat furnizojnë celularët, tabletët dhe furçat e dhëmbëve, mund të jenë jashtëzakonisht të paqëndrueshme nëse dëmtohen. Pamjet kamerave të marra në disa qendra riciklimi tregojnë shpërthime që shkaktojnë flakë të madhe pastaj.

Dhe këto lloj baterish janë një kërcënim në rritje. Midis prillit 2019 dhe marsit 2020, bateritë e jonit litium dyshohej se kishin shkaktuar rreth 250 zjarre në mjediset e mbeturinave. Kjo është 38% e të gjitha zjarreve, nga 25% krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të fundit nga ESA.

Në shumë raste, shkaku i saktë i një zjarri nuk përcaktohet kurrë, por ESA thotë se ka të ngjarë që bateritë e jonit litium të përbëjnë një pjesë edhe më të madhe të zjarreve.

Paul Christensen, profesor i elektrokimisë së pastër dhe të aplikuar në Universitetin e Newcastle, ka dëmtuar qëllimisht bateritë e jonit litium në eksperimente për t’i bërë ato të shpërthejnë.

Eksperimentet janë pjesë e punës së tij për të ndihmuar njësitë e zjarrfikësve të trajtojnë zjarret që përfshijnë bateri të jonit litium.

Shqetësimi i tij i vërtetë është me bateritë shumë më të mëdha që gjenden në makinat elektrike, ose që përdoren për të ruajtur energjinë elektrike në shtëpi dhe biznese.

Ata përgjithësisht janë të ndarë në shumë qeliza të vogla dhe menaxhohen nga softueri që e mban baterinë të qetë. Por nëse një makinë përplaset dhe disa prej atyre qelizave dëmtohen, kimikatet brenda mund të gjenerojnë sasi të mëdha nxehtësie, duke dëmtuar dhe ndezur qelizat e tjera.

“Një automjet elektrik do të digjet për shumë më gjatë sesa një automjet me djegie të brendshme. Ata japin gaz të mundshëm shpërthyes dhe toksik”, thotë Prof Christensen. /Telegrafi/