LAJMI I FUNDIT:

Problemet me zemër, Bayern Munich përditëson gjendjen e Davies

Problemet me zemër, Bayern Munich përditëson gjendjen e Davies

Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje pas një problemi në zemër, me Bayern Munich qw po tregohet shumë i kujdesshëm ndaj yllit kanadez.

21-vjeçari nuk ka luajtur për Bavarezwt që nga dhjetori, pasi u diagnostikua me miokardit pas një periudhe me COVID-19 në fillim të vitit 2022.


Davies u fotografua përsëri në stërvitje të dielën në mëngjes, ndërsa ai përfundoi një seancë të lehtë me trajnerin e fitnesit të Bayernit, Holger Broich, dhe mjekun e ekipit Jochen Hahne.

Alphonso Davies

Bild raporton se Bayern mbetet i kujdesshëm për të nxituar rikthimin e Davies në veprim për shkak të gjendjes së tij të zemrës, pasi mbetet e paqartë nëse ai do të kthehet në veprim këtë sezon.

Davies përfundoi një seancë 35 minutash në terrenin stërvitor të Bayernit të dielën, me ndihmën e trajnerit të fitnesit Broich.

Mësohet se ai ka marrë pjesë në disa ushtrime të lehta vrapimi dhe drejtimi përpara se të përfundonte me 20 minuta vrapim.

Alphonso Davies ka probleme në zëmër, ndalon stërvitjen për një kohë
Lexo po ashtu Alphonso Davies ka probleme në zëmër, ndalon stërvitjen për një kohë

Mjeku i ekipit Hahne u vu re gjithashtu jashtë në fushën e stërvitjes, pasi kishte nxjerrë një monitor të rrahjeve të zemrës që e përdori për të kontrolluar rrahjet e zemrës së Davies disa herë.

Davies tani pritet të vazhdojë rehabilitimin e tij, me Bayern që mbetet i kujdesshëm në lidhje me gjendjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori